• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Xhaka vs Xhaka/ Vëllezërit Granit dhe Taulant bën historinë duke u përballur në Euro 2016

Byadmin

Jun 11, 2021

Sot 5 vjet më parë Shqipëria luante ndeshjen e parë në finalet e kampionatit Europian.

Ishte një ndeshje historike sepse kombëtarja jonë merrte pjesë për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm futbollistik.

Ne kishim përballë skuadrën e Zvicrës e cila kishte në përbërjen e saj 5 lojtarë shqiptarë.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Blerim Xhemajli dhe Valon Behrami luan me Helvetët dhe ishin titullarë të padiskutuar, boshti i ekipit.

Ndeshja ishte shumë emocionuse sidomos 2 futbllistë. Ato ishin Taulant dhe Granit Xhaka. Vëllezërit të cilët jeta dhe karriera i kishte bërë të merrnin rrugë të ndryshme.

Taulanti, më i madhi luante me Baselin kurse Graniti ishte pjesë e Borussia Mönchengladbach në Gjermani.

Ato përballeshin për herë të parë me njëri-tjetrin në fushën e blertë dhe ishte një ndeshje shumë emocionuese për të dy.

Vëllai i madh përfaqësonte ngjyrat kuqezi dhe luante për kombin e tij kurse Granit kishte zgjedhur kombëtaren Helvete.

Duke qenë se ishte ndeshje shumë e rëndësishme për Taulantin ai e pregatiti ndeshjen shumë mirë dhe mezi po e priste sepse do luante kundër të vëllait të tij dhe kundër shumë shokëve të tij që kishte tek kombëtarja zviceriane.

Ndeshja përfundoi 0-1 për kombëtaren zviceriane dhe ‘betejën’ midis vëllezërve e fitoi vëllai vogël, Graniti. Taulanti luajti mirë por u zëvëndësua në minutën e 62 nga trajneri De Biazi.

Edhe pse ndeshja ishte pregatitur shumë në të gjitha aspektet nga De Biazi dhe lojtarët ne e humbëm prej gabimeve tona duke e nisur europianin jo në mënyrën më të mirë.

Rasti i vëllezërve Xhaka ishte unikal sepse 2 vëllezër luanin për herë të parë në finalet e një europiani me dy kombëtare të ndryshme.

I njëjti rast kishte ndodhur më parë në botëror me Vëllezërit Boateng, Prince dhe Jerome.

Humbja e kombëtares tonë nuk u prit mirë nga lojtarët por në veçanti Taulanti e ndjeu shumë humbjen sepse donte me doemos që Shqipëria të fitonte dhe ai ta ‘mundte’ vëllain e tij në fushën e blertë por në atë takim fitoi Graniti.

Të pranishëm në stadium ishin edhe prindërit e tyre bashkë me të dashurën e Granitit.

Nëna Elmaze ishte ulur pranë të dashurës së Granitit, Leonita Lekaj dhe babai i tyre, Ragip, gjithashtu do të ketë pasur emocione të veçanta kur ka parë djemtë e tij përballë në Francë.

Ragip kaloi tre vite si i bùrgosur politik në një qeli në Kosovë dhe vetëm pas lirimit në moshën 25 vjeç ai u lejua të fillonte jetën e tij siç duhet në Basel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *