• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Lojtari e ‘mbyll’ me Partizanin. Ja ku mund të luajë sezonin e ardhshëm

Byadmin

Jun 11, 2021

Jasir Asani zyrtarisht nuk është më lojtar i Partizanit.

Ka qenë vetë futbollisti që nëpërmjet një postimi në rrjétin social Instagram ka njoftuar se e ka mbyllur me të kuqtë.

Ai tashmë është një lojtar i lirë dhe po studion të gjitha ofertat për të gjetur skuadrën se ku do vijojë karrierën vitin e ardhshëm.

NDIZEN SIRENAT E LARGIMIT TEK PARTIZANI/ Jasir Asani drejt trasferimit në  Suedi tek klubi… – AlpeSport

Jasir Asani falënderoi drejtuesit, stafin dhe tifozët për gjithë mbështetjen e tyre.

Ofertat në drejtim të 26-vjeçarit nuk mungojnë nga skuadra të ndryshme jashtë sepse është një lojtar shumë cilësor i cili në kampionatin shqiptar vitet e fundit ka bërë diferencën.

Konkretisht për Asanin janë dy oferta nga një klub rus dhe suedez.

Tags - Bota Sot

Postimi i Asanit:
Sot ka ardhur dita qe t’ju them faleminderit te gjitheve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk me kane pelqyer kurre por futbolli eshte i tille, me nje fillim dhe nje fund. Pas shume ndeshjesh, suksesesh, deshtimesh e sakrificash, erdhi dita qe te them faleminderit per cdo emocion qe me keni dhuruar.

Dua te falenderoj stafin teknik, te gjithe trajneret me te cilet kam punuar, te gjithe asistentet, stafin organizativ, magazinieret dhe kujdestaret e fushes e te topave. Ju ma keni bere gjithcka me te lehte ne aventuren time te Partizani.

Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do te jete gjithmone nje kujtim i bukur per mua dhe do te kene gjithmone nje vend te vecante ne zemren time. Me keni mbeshtetur nga dita e pare qe erdha dhe sot dua tju them faleminderit per gjithcka. Faleminderit Partizan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *