• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

“Itali-Turqi”, nga fitorja e ‘azzurrëve’ në Euro 2000 tek performanca e Ermal Metës sonte…

Byadmin

Jun 11, 2021

Gjithçka është gati. EURO 2020 starton sonte.
Ceremonia zyrtare nis në oren 19:00.
Të ftuar special do jenë yje të muzikës italiane të cilët do performojnë këngët e tyre më të famshme.
I pari që do ngjitet në skenën e “Olimpico” do jetë Ermal Meta, shqiptari i cili do këndojë këngën “Uno”.

Albanian singer opens “Euro 2020” | Top-News1.com-Breaking News


Pas Metës do përformojë dhe legjendari i muzikës italiane Andrea Bocceli i cili do këndojë hitin e tij “Nessun Dorma”.
Mbasi të mbarojë ceremonia e hapjes fusha e blertë do i lihet futbollit sepse ai është kryesori.
Në orën 21:00 në fushë do zbresin kombëtarja Italian dhe Turke të cilat do përballen në ndeshjen hapëse të Euro 2020.
Në supersfidën “Itali-Turqi” do jenë prezent dhe tifozët të cilët do zbukurojnë ndeshjen dhe kompeticionin me prezencën e tyre, festimet, vërshëllimat dhe festimet.

Live match preview - Turkey vs Italy 11.06.2021


Italia shihet si favorite kryesore por dhe kombëtarja turke ka pasur një ecuri mjaft pozitive.
Dy kombëtaret respektive janë përballur me 10 herë me njëra-tjetrën ku italianët nuk njohin humbje duke arritur 7 fitore dhe 3 barazime me Turqinë.
Ndeshja e fundit mes këtyre dy përfaqësueseve është miqësorja e luajtur në Bergamo, më 15 nëntor 2006, e mbyllur në barazim 1-1 me gola të Di Natales (39’) dhe Uzulmez (41’).

International friendly soccer matches


E veçanta është se dy përfaqësueset janë ndeshur edhe një herë tjetër në ndeshjen hapëse të “Euro 2000”, sërish më 11 qershor.
Ndeshjen e fitoi Italia 2-1, falë golave të Antonio Kontes (në minutën e 52-të me një roveshatë) dhe një penallti të Filipo Inzagit (70’).
Ai që barazonte përkohësisht shifrat 21 vite më parë ishte Okan, në minutën e 62-të.

Turkey Vs Italy Euro 2020 Tickets | Euro 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *