• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

ESKLUZIVE/ Vllaznia pranë një rikthimi të bujshëm! (FOTO)

Byadmin

Jun 11, 2021

Esin Hakaj është mëngjarashi shkodran i cili ka dy sezone që luan me Partizanin.

Sezoni që sapo përfundoi ishte padysim sezonin i tij sepse ai përveçse ishte një lojtar stabël për formacionin e trajnerit Daja, dhuroi përformanca shumë pozitive duke asistuar disa herë madje dhe duke shënuar.

Ai ka dalë nga akademia e Vllaznisë duke debutuar me ekipin shkodran në Superligë, kaloi tek Teuta dhe pastaj tek ekipi i kryeqytetit, Partizani.

Esin Hakaj është absolutisht mbrojtësi i majtë më i mirë i sezonit 2020-2021 dhe loja e tij ka ardhur duke u rritur po ashtu dhe vlera e tij në merkato.

Hakaj përveç detyrave mbrojtëse ndihmon shumë dhe sulmin me depërtimet e tij dhe krosimet nga e majta.
Paraqitjet pozitive normalisht kanë bërë që ekipet BIG të Superligës ta mendojnë seriozisht afrimin e Hakajt në ekipet e tyre.

Ndër skuadrat që e kërkon mbrojtësin mëngjerash është ekipi ku ai u bë i njohur, Vllaznia.Edhe pse ato e kishin këtë ‘xhevahir’ në ekip nuk ditën ta mbanin dhe tani po mundohen ta rikthejnë aty ku ai nisi gjithçka.
Esin Hakaj ka dhe një muaj kontratë me Partizanin dhe pastaj del lojtar i lirë.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Partizanit të diskutojnë me futbollistin për mundësinë e rinovimit. Mbrama nuk ngelet as ekipi shkodran i cili e kërkon medoemos Hakajn në ekip sepse do ishte një afrim që do i jepte siguri dhe cilësi lojës së Vllaznisë.

Një nismë shumë e bukur është ndërmarrë dhe nga tifozët kuqeblu të cilët po i bëjnë thirrje Hakajt të firmosë me Vllazninë dhe sezonin e ardhshëm ta shohin në krahun e majtë të mbrojtjes dhe të brohorasim në stadium emrin e tij.

Hakaj ndërkohë po i shqyrton me qetësi të gjitha ofertat që mund të vijnë brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe shpejt pritet të vendosë se me cilin ekip do e shikojmë sezonin e ardhshëm talentin shkodran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *