• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Ekipi i Superligës kërkon trajnerin e mirënjohur

Byadmin

Jun 11, 2021

Kukësi dëshiron Tomas Brdariç.

Fakti që verilindorët nuk po zyrtarizojnë ende pasuesin e Mirel Josës, edhe pse kanë qarkulluar disa emra gjatë këtyre ditëve, mësohet se lidhet me dëshirën e tyre për të afruar trajnerin kroato-gjerman të Vllaznisë.

Mësohet se vetë Brdariç është në dijeni të faktit që ka një interesim për të nga kuksianët, por për momentin pret se çfarë do të ndodhë me Vllazninë.

Nga hero në armik! “Bombë” te Vllaznia kryesuese, shkarkohet Thomas Brdariç  – VIP Sport


Drejt teknikut ka dhe oferta të tjera por në mes mund të hyjë Pero Pejiç, ish-sulmuesi kroat i cili tashmë është pjesë e stafit të ekipit kuksian.

Mbetet për t’u parë si do të vijojnë ngjarjet, pasi nëse kjo situatë nuk zgjidhet shpejt, Kukësi do të shohë për alternativa të tjera.

EKSKLUZIVE/ Telefonata e Pejic zbulon gjithçka, Vllaznia dhe Kukësi në  duart e Thomas Brdaric - Abc News


Fakti që në Kukës po presin dhe nuk po nxitohen, ka të bëjë edhe me mos pjesëmarrjen në Europë këtë sezon.

Mësohet se Brdariç është edhe një dëshirë personale e presidentit Safet Gjici.

Alternativë vijon të mbetet edhe Bledar Devolli, edhe pse shanset me kalimin e ditëve po vijojnë të zbehen dhe për momentin emri më i lakuar mbetet Tomas Brdariç.

Drenica prezanton trajnerin nga Shqipëria, Bledar Devolli - KOHA.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *