• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Dritan Shakohohoxha bràktis Digitalb, ja në cilin TV do e shohim tani! (FOTO)

Byadmin

Jun 11, 2021

Dritan Shakohoxha është ndër gazetarët sportiv më të mirë shqiptar. Sa përmendet “Shako” atëherë mendja na shkon direkt tek komentimi i ndeshjeve. Shakohoxha është padyshim komentatori sportiv më i mirë shqiptar.

Çdo sportdashës kur dëgjon se në komentin është Shako e di se ndeshjen do e shijojë në maksimum jo vetëm për spaktaklin në fushën e blertë por dhe mënyrën e veçantë që ai e përcjellë ndeshjen tek publiku.

Janë të shumta shprehjet e tija epike sidomos në komentimet e ndeshjeve ndërkombëtare duke veçuar këtu sfidat derbi.

Shakohoxha ka qenë për shumë vite drejtori i platformës sportive “SuperSport” të cilën e bëri pjesë të gjitha familjeve shqiptare.

Ai në fillim të këtij viti u largua nga drejtimi i “SuperSport” dhe nga “Digitalb”. Shumë lajme kanë qarkulluar për komentatorin e famshëm por më në fund enigma mori fund.

Dritan Shakohoxha do të moderojë programin sportiv për EURO 2020 në TVSH. Lajmin e ka bërë të ditur vetë komentatori në një postim në rrjete sociale.

Ai do rikthehet në TVSH pas 30 viteve, aty ku përjetoi dhe emocionet e para të komentimit. Nuk dihet ende nëse lëvizja e Shakohoxhës nga DigitAlbi dhe Supersporti është e përkohshme, apo kemi të bëjmë me një zhvendosje përfundimtare te TVSH.

Rëndësi ka që ‘i madh’ Shako iu rikthye televizionit sepse është një vlerë e madhe e gazetarisë shqiptare.

Shpresojmë që shpejt ta shikojmë dhe në komentim aty ku ai bën publikun nga ekrani ta përjetojë ndeshjen si të ishin prezent në stadium me shprehjet eksplicite dhe emocionet që dhuron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *