• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Dinamo nuk ndalet, firmos me talentin 20-vjeçar! (FOTO)

Byadmin

Jun 11, 2021

Ekipi i Dinamos sezonin e ardhshëm do luajë në Superiore.

Stafi drejtues ka filluar me ritme të larta përforcimet në merkato sepse ekipi dëshiron të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze në Superligë pas viteve ‘të turbullta’ në Kategorinë e Dytë dhe të Parë.

Mësohet se dinamovitët kanë ofruar mesfushorin 20-vjeçar, Marin Abazaj.

Unë djali i trajnerit, që nuk kam privilegje”, rrëfehet për 20-vjetorin Marin  Abazaj: Më pëlqen korani, ja pse ika nga akademia e Tiranës

Abazaj ka rënë dakord me klubin 18 herë kampion të Shqipërisë për të nënshkruar një kontratë 3- vjeçare.

Ai spikati në sezonin e fundit në Kategorinë e Parë, duke luajtur 18 ndeshje si titullar dhe shënuar 5 gola me fanellën e Pogradecit. Abazaj ka qenë pjesë e Akademisë së Tiranës, ku luajti deri me U-19.

Drejtuesit e Dinamos po mundohen të arrijnë disa marrëveshje me lojtarë cilësorë dhe më pas të nisin me zyrtarizimet, në mënyrë që deri më 5 korrik, trajneri Bledi Shkëmbi ta ketë ekipin të kompletuar përpara fazës përgatitore.

Played with Tirana, Dinamo accord with midfield talent

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *