• Thu. Nov 25th, 2021

AL2

…është media jote

Arbitri shqiptar rrézikon stemën e FIFA-s. Ja arsyeja…

Byadmin

Jun 11, 2021

Enea Jorgji ishte kryesori i sfidës mes Partizanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 35-të të Kategorisë Superiore.
Sfida e parafundit e kampionatit u luajt në “Air Albania” dhe Partizani synonte vetëm fitoren që praktikisht të fitonte edhe titullin kampion.
Por, në fund, ishin shkodranët ata që triumfuan me rezultatin 0-1, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Herald Marku në pjesën e dytë.

Penalltia e dyshimtë në Partizani-Vllaznia, Jorgji heq përgjegjësinë dhe  zbulon kush e dha vendimin


Kjo penallti e akorduar nga Jorgji, nuk është kapërdirë nga drejtuesit e kuq, që e kanë çuar fillimisht në pròkurori.
Histori e përsëritur këtë sezon nga drejtuesit e kuq, që më herët kanë çuar në pròkurori edhe kryesorin Kridens Meta pas elimínimit nga Kupa e Shqipërisë nga Laçi.
Partizani nuk është mjaftuar vetëm me kàllëzimin e Jorgjit në pròkurori.

VIDEO/ Vendos një penallti, Vllaznia mposht mes tensionit Partizanin në  “Air Albania”


Duke marrë shkas edhe nga fakti që çështja ndaj Metës është pushuar, të kuqtë kanë bërë një hap më shumë tashmë, duke përgatitur dòsjet dhe duke e çuar edhe në UEFA e në FIFA çështjen e Jorgjit.
Më konkretisht, çështja e Jorgjit është çuar në “Referees Committee”.
Në rast se àkuzat e Partizanit marrin të drejtë nga FIFA, atëherë Jorgjit do t’i híqet stema e FIFA-s dhe nuk do të jetë më arbitër ndërkombëtar.

Penalltia e akorduar kundër Partizanit, Enea Jorgji shmang përgjegjësinë.  Zbulon kush e dha vendimin | BoldNews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *