• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila takim me drejtuesit e KF Luginës në Preshevë (FOTO)

Byadmin

Jun 11, 2021

Andi Lila është kryetari dhe themeluesi i sindikatës së futbollistëve. Ai është një ndër lojtarët më të mirë që ka nxjerrë kampionati shqiptar në vitet e fundit.

Përveçse ekipeve shqiptare ai ka luajtur me shumë sukses në Greqi me Pas Janinën por kulmin e tij e arriti më aktivizimin e tij në seria A me ekipin e Parmës.

Ish-futbollisti Kombltares përveç suksesit me klube ka qenë dhe një lojtar konstant i ekipit kombëtar duke u grumbulluar rregullisht dhe duke luajtur për 12 vite (2007-2019).

Gjithashtu ishte pjesë e skuadrës pjesëmarrëse në Europianin Francë 2016. Lila po bën gati 2 vite që është tërhequr nga futbolli i luajtur por atë e shohim shumë aktiv në organizatën sportive që drejton.

Futbollit shqiptar i mungonte një sindikatë për të mbrojtur të drejtat e sportistëve të kësaj loje magjike dhe që është sporti më popullor dhe më i dashur në Shqipëri.

Me iniciativën dhe vullnetin e Andit tashmë dhe futbolli shqiptar ka sindikatën e tij, një organizëm mbron të drejtat e futbollistëve.

No description available.

Sindikata e futbollistëve ka qenë një projekt prej kohësh në planet e Lilës ku ai e mori me shumë entuziazëm dhe tani ky organizëm është në duart e një futbollisti i cili ka vuajtur edhe vetë jo pak me klubet dhe drejtuesit e klubeve rreth respektimit të kontratave.

Kjo organizatë është një mundësi për futbollistët që të adresojnë problemet e tyre dhe padyshim që përbën një hap përpara në të mirë të këtij sporti.

Sindikata ka për qëllim kryesor të rregullojë dhe përmirësojë kushtet e stërvitjes, kontratat, pagesat e sigurimeve shoqërore të futbllistëve.

No description available.

Ai, si president i Sindiaktës sëbashku me stafin e tij e kanë me shumë dëshirë që të bëhen zëri i halleve dhe probleme që sportistët kanë sepse ato kanë një karrierë 10-12 vjeçare dhe pastaj ‘harrohen’ duke mos u kujtuar më kush për to.

Edhe pse kanë luajtur për shumë vite futboll atyre nuk ju njihen si vite pune vetëm pse presidentët e klubeve nuk derdhin detyrimet kundrejt tyre.

Andi Lila duke qenë që është kryetar i Sindikatës lëviz në gjithë Shqipërinë ku takon sportistë të ndryshëm ku diskuton me to në mënyrën që zëri i tyre të dëgjohet dhe problemet e tyre të zgjidhen.

No description available.

Ditën e djeshme ish-ylli i Kombëtares ka vizituar Luginën e Preshevës ku është takua me drejtuesit e ekipit të futbollit K.F. Lugina.

Bashkë me stafin e tij Lila diskutoi me drejtuesit e ekipit nga Lugina e Preshevës për rritjen e bashkëpunimit mes ekipeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Drejtuesit e K.F.Luginës i kanë dhuruar Lilës fanelën e skuadrës së tyre në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin që ka dhënë për kombëtaren shqiptare për shumë vite si lojtar dhe për angazhimin aktual me nismën e re dhe shumë fisnike të mbrojtjes së të drejtave të futbollistëve shqiptar.

No description available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *