• Sun. Nov 21st, 2021

AL2

…është media jote

Vllaznia në kolaps. 8 lojtarë pa kontratë…

Byadmin

Jun 10, 2021

8 lojtarëve të Vllazinës u kanë përfunduar kontratat me klubin.

Të gjithë kanë qenë pothuajse lojtarë titullarë në formacionin e ekipit i cili sezonin që mbaroi fitoi kupën e Shqipërisë dhe vendin e dytë në kampionat pas Teutës.

Ajo që mësohet është se drejtuesit e klubit dhe lojtarët në fjalë ende nuk janë ulur kokë më kokë për të diskutuar hollësisht për të ardhmen e tyre.

Me sa është mësuar, fillimisht mes disa prej tyre dhe klubit kuqeblu kanë nisur negociata, por me sa mësohet është ende herët.

Brdaric merr lajmin e mirë për titullarin, Marku shqetëson ende te Vllaznia

Marku është një prej tyre që ka pranuar se me të klubi kanë nisur negociatat, por nuk është vetëm ky lojtar që është në tratativë me klubin.

Nga sa është mësuar fillimisht është se me ata lojtarë që kanë nisur bisedimet ajo që po kërkohet nga ana e lojtarëve, është kërkesa për një rritje të pagës së tyre.

Arritjet e sezonit të shkuar dhe performanca e treguar u kanë lejuar lojtarëve që të kërkojnë një gjë të tillë.

Transferta e kryeqytetit, 2 pezullime të konfirmuara te VLLAZNIA


Ajo që është mësuar është se disa nga lojtarët kanë kërkuar një rritje të pagës afro 1 mijë euro më shumë.
Gjithsesi, këto mbeten për t’u parë, pasi lojtarët do të dalin në stërvitje ditën e hënë për të nisur punën për sezonin e ri.

Lojtarët kuqeblu pa kontratë momentalisht janë: Bojan Zogoviç, Eni Imami, Dajan Shehi, Aleksandër Isaeski, Herald Marku, Demir Imeri, Fjoart Jonuzi, Haris Dilaver. Vllaznia duhet të nxitojë nëqoftëse nuk do ti humbasë lojtarët kryesorë të ekipit.

Shitja e Vllaznisë, pritet shtyrja e ankandit. Zbulohen prapaskenat me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *