• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Tjetër “dívorc” te Tirana. Lojtari bardheblu drejt largimit…

Byadmin

Jun 10, 2021

Burime në klub bëjnë me dije se mesfushori Idi Batha me shumë mundësi do largohet nga ekipi i Tiranës. Për lojtarin ka kohë që flitet për një transferim drejt Rumanisë por akoma nuk ka asgjë zyrtare. Mësohet se për Bathën interesohet skuadra UTA Arad.
Skuadra UTA Arad míliton në elitën e futbollit rumun. Te Tirana ishin të bindur se Batha do qëndronte dhe për sezonin e ardhshëm por tani çdo gjë ka ndryshuar. Ekipi bardheblu po kërkon mesfushor në merkato për ta zëvëndësuarin liderin bardheblu i cili 2 vitet e fundit ka qenë një pikë shumë e fòrtë për ekipin.

E rëndësishme për gjithë Shqipërinë”, Batha flet për ndeshjen Young  Boys-Tirana: Të ndodhi ajo që bëhet 1 herë në 50 ndeshje – SportEkspres.com

Ai ka luajtur mbi 6000 minuta duke shënuar 19 gola në Superiore dhe 1 në Kupën e Shqipërisë. Pika e fòrtë e tij janë gòditjet e dënimit. UTA Arad e mbylli kampionatin në Rumani në vendin e 8-të dhe drejtuesit tashmë duan të krijojnë një skuadër kompetitive për sezonin tjetër.
Negociatat mes Bathës dhe ekipit rumun kanë nisur dhe nëqoftëse arrihet marrëveshja, lojtari pritet të firmosë shumë shpejt. Në rast dështimi të marrëveshjes për të luajtur në kampionatin rumun nuk përjashtohet mundësia që Batha të vazhdojë karrierën Tirana ose te ndonjë klub i Superiores.

Po shkëlqen te Tirana, Idi Batha drejt një ekipi të njohur europian | CNA.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *