• Sat. Nov 20th, 2021

AL2

…është media jote

Lojtari i Vllaznisë drejt një ‘destinacioni’ tjetër?

Byadmin

Jun 10, 2021

Vllaznia është padyshim surpriza e Superligës këtë sezon.
Shkodranët për disa vite ‘lundronin në ujëra të turbullta’ duke qëndruar në vendet e fundit të klasifikimit.
Ishte ardhja e donatorit Xhaferi i cili i dha ekipit një pamje të re. Ai investoi në ekip në aspektin financiar por më kryesorja në aspektin organizativ.

Zyrtare/ Vllaznia rinovon edhe me drejtorin teknik Matko Djarmati - Top  Channel


Ai bashkëpunoi me Menaxherin e njohur Matko Djarmatin dhe sollën në krye të ekipit Thomas Brdariç, trajnerin Kroato-Gjerman.

Me ardhjen e Brdariç Vllaznia filloi të ndryshojë në të gjitha aspektet duke u bërë ekipi për tu munduar.
Sezoni i parë ishte shumë pozitiv sepse ekipi shkodran fitoi kupën e Shqipërisë, trofe që kishte 13 vjet që i mungonte dhe doli në vendin e dytë në kampionat pas Teutës duke e humbur titullin vetëm me golavarazh.

Humbja me Bylisin, shkarkohet trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric -  Shqiptarja.com

Përveç drejtuesve, trajnerit dhe stafit të tij meritë kryesore kanë dhe futbollistët të cilët në fushë kanë treguar paraqitje të mira, duke lozur mirë dhe shënuar shumë gola.
Ndër lojtarët kryesorë të suksesit të Vllaznisë është dhe ‘mëngjrashi’ Harald Marku.
Mesfushori i Vllaznisë ka qenë futbollist stabël në formacion e Brdariç duke dhuruar performanca të mira pavarsisht.
Pikat e tija të forta janë sprinti, goditjet nga larg pasi ka një të majtë ‘të frikshme’ dhe penalltitë.

Herald Marku


Është e natyrshme që pas sezonit pozitiv dhe të suksesshëm që pati me Vllazninë të fillojn dhe ofertat e para për Markun.
Pas fitores së kupës së Shqipërisë Marku ka festuar triumfin së bashku me shokët e ekipit.
Por ajo çfarë ka ngritur dyshime për të adhmen e Harald Markut ka qenë një postim në rrjetin social Instagram nga qendërmbrojtësi Dajan Shehi.

Ai ka postuar foton ku shihet me Markun me mbishkirmin “Destinacioni tjetër vlla” ??
Nga fotoja e Shehit kuptohet që Marku ka marrë disa oferta dhe mund të largohet sezonin e ardhshëm nga Vllaznia.
Çdo gjë mbetet për tu parë në ditët në vazhdim por Vllaznia duhet të fillojë punën për të biseduar për të ardhmen e mesfushorit.
Në rast largimi ekipi duhet të gjejë mesfushorin zëvëndësues për Markun i cili do linte një boshllek të madh për Kuqeblutë.

Video) Vllaznia / Herald Marku: Ende herët për të folur për titullin -  AlbanianSport.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *