• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

HERONJTË KUQEZI/ Ndeshjet në grupe të Shqipërisë kundër Zvicrës, Francës dhe Rumanisë

Byadmin

Jun 10, 2021

Historike… Shqipëria u kualifikua për herë të parë në finalet e një Europiani. Ne ishim në Francë. Gëzimi ishte i madh. Lojtarët tanë ia arritën qëllimit kryesor. Ato bënë krenar një KOMB të tërë.

Pas festimeve lojtarët shpërndahen në klubet e tyre dhe trajneri Gianni De Biazi fillon të mendojë ekipin me të cilin do prezantohej në Europian, modelet e lojës, takimet, gjithçka.

Koha afrohet dhe ai bën publike listën e lojtarëve që do udhëtonin për në europian. Ishin pikërisht futbollistet që mbajtën peshën kryesore gjatë eliminatoreve.

1. Etrit Berisha 2. Orges Shehi 3. Alban Hoxha 4. Elseid Hysaj 5. Lorik Cana 6. Arlind Ajeti 7. Mërgim Mavraj 8. Naser Aliji 9. Armir Lenjani 10. Ansi Agolli 11. Frederik Veseli 12. Andi Lila 13. MIgjen Basha 14. Ledian Memushaj 15. Burim Kukeli 16. Taulant Xhaka 17. Ergys Kaçe 18. Armir Abrashi 19. Odise Roshi 20. Bekim Bala 21. Shkëlzen Gashi 22. Sokol Cikalleshi 23. Armando Sadiku

Shorti na vendos në grupin A i cili përmbante Francën, vendin organizator, Zvicrën, Rumaninë dhe debutuesen Shqipëri. Favoritja kryesore është Franca e cila e ka fituar këtë eveniment 2 herë (1984,2000).

Sfida jonë e parë është ndaj Zvicrës. Në ekipin Helvet luanin 5 futbollistë shqiptarë. Janë pikërisht boshti i ekipit zvicerian, Behrami, Xhaka, Shaqiri, Mehmedi dhe Xhemajli. Kur e mendojmë po të kishin luajtur për Shqipërinë çfarë kombëtare ëndrrash do kishim.

Elementi më interesant i ndeshjes ishin vëllezërit Xhaka. Ishte hera e parë që dy vëllezër luanin kundër njëri tjetrit me dy kombëtare të ndyshme në finalet e një Europiani. Taulanti, vëllai më i madh kishte zgjedhur Kombëtaren Shqiptare kurse Graniti, kombëtaren Zviceriane. Ishte një sfidë speciale për të dy. Shorti i kishte vendosur pikërishtë përballe njëri-tjetrit. Pavarsisht se ishin vëllezër të dy dëshironin fitoren e ekipeve respektive. Taulanti pregatiti ndeshjes shumë si fizikisht dhe psikollogjikisht sepse e dëshironte fitoren më çdo kusht.

Ndeshja e parë për kombëtaren tonë është më 11 qershor 2016 në orën 15:00.

De Biazi starton me:

1 Etrit Berisha 4 Elseid Hysaj 5 Lorik Cana (c) 15 Mërgim Mavraj 7 Ansi Agolli 22 Amir Abrashi 13 Burim Kukeli 14 Taulant Xhaka 21 Odise Rosh 3 Ermir Lenjani 10 Armando Sadiku

Ndeshja nuk fillon mirë për kombëtaren tonë ku në minutën e 5 qendërmbrojtësi Fabian Schar shënon për ekipin zvicerian. Edhe pse ekipi ynë nuk demoralizohet pësimi i golit ndikon në nivelin psikologjik. Një ndër lojtarët më të mirë që ka luajtur për Shqipërinë është Lorik Cana.

Ai kishte luajtur shumë vite për Shqipërinë dhe pjesëmarrja në finalet e Europianit ishte ‘qershia mbi tortë’ për të. Por ndodh që edhe lojtarët mëdhenj të gabojnë. Loriku merr dy të verdhë brenda pak minutave, 23′ dhe 36′ duke e lënë kombëtaren tonë me 10 futbollistë në fushë.

Ndërlikohet ndeshja për ekipin tonë dhe trajneri bën tre zëvendësimet e lejuara duke aktivizuar Kaçen, Cikalleshin dhe Gashin. Hyrjet e reja e bëjnë punë e vet. Ishte minuta e 87 ku i sapofuturi në lojë, Shkëlzen Gashi vetëm përballë Sonmer kishte shansin të shënonte dhe të merrte një barazim historik për Shqipërinë por gjuajtja e tij bën portierin zvicerian të bëjë një pritje të mrekullueshme. Rast i pastër për Shqipërinë por për fat të keq mbetet në fuqi rezultati 0-1 për Helvetet.

E nisim kështu europianin me humbje. Lojtarët nuk e përjetojnë mirë humbjen për vetë mënyren si shkoi ndeshja. E radhës ishte kundër ekipit vendas francez, favoritët kryesor të grupit. Edhe pse ndeshja ishte shumë e vështirë sepse luanim kundër një superfuqie botërore në futboll ekipi kuqezi me në krye Italianin De Biazi e përgatiti ndeshjen në mënyrën më të mirë.

Sfida luhet me 15 qershor 2016 në orën 21:00.

Shqiperia starton me:

1 Etrit Berisha 4 Elseid Hysaj 18 Arlind Ajeti 15 Mërgim Mavraj 7 Ansi Agolli (c) 13 Burim Kukeli 22 Amir Abrashi 9 Ledian Memushaj 2 Andi Lila 3 Ermir Lenjani 10 Armando Sadiku

Vihen re 3 ndyshime në formacion. Në vendin e Canës është Ajeti. Ledian Memushaj ka zëvëndësuar Taulant Xhakën dhe Andi Lila ka zëvëndësuar Odise Roshin në krahun e djathtë.

Ekipi i Francës e nis si favorit. Shqipëria zhvillon një ndeshje të mirë, krijon dhe disa raste por lojtarët tanë nuk janë të saktë para portës. Franca e zgjidh ndeshjen në fund me dy gola. ‘Dénohemi’ kështu nga fati dhe nga ‘màllkimi’ pësimit të golave në minutat e fundit.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar 2 ndeshje gjer tani duke i humbur të dyja. 0 pikë dhe dëshpërim në ekipin tonë. Ekipi ynë pavarsisht se kishte luajtur mirë dhe kishte prodhuar raste nuk kishte arritur të shënon golin e parë në Europian.

Kishte mbetur dhe një ndeshje. Ishte përballja me Rumaninë. Rumunët kishin humbur dhe Francën dhe barazuar me Zvicrën dhe numëronin 1 pikë në kompeticion. Shqipëria ishte e fundit e grupit.

Ndeshja e 3 e grupit do zhvillohej më 19 qershor 2016 në orën 21:00.

De Biazi vendos të startojë më të njëjtin formacion si me Francën ku ndryshimi i vetëm është Basha në vend të Burim Kukelit.

1 Etrit Berisha 4 Elseid Hysaj 18 Arlind Ajeti 15 Mërgim Mavraj 7 Ansi Agolli (c) 8 Migjen Basha 22 Amir Abrashi 9 Ledian Memushaj 2 Andi Lila 3 Ermir Lenjani 10 Armando Sadiku

Çdo gjë ishte e qartë. Objekti kryesor ishte fitorja. Rumania ishte ekipi i cili pothuajse kishte të njëjtin nivel sportiv si ne. De Biazi përgatit një ekip me mentalitet fitues.

Ishte ndeshja e fundit e fazës në grupe dhe ne ishim pothuajse të skualifikuar .

Fitorja duhej më shumë për stimul dhe për tifozët. Dhe Shqipëria nuk zhgënjen. Ajo merr fitoren e parë në kompeticionin më madhor që k marrë pjesë ndonjherë.

Rezultati ishte minimal. 1-0. Asist perfekt i Memushajt dhe Sadiku me kokë kërcen fort dhe mposht portierin rumun Tararushanu.

Shënohet kështu goli i parë në finalet e një kompeticioni ndërkombëtar dhe e bukura është se me golin e parë erdhi dhe fitorja e parë.

Merita është e gjithë ekipit por Sadiku e shënon emrin me germa të arta në historinë e Kombëtares Kuqezi.

Të gjithë tifozët shqiptar në stadium dhe në gjithë trojet shqiptare janë në delir dhe dalin duke festuar rrugëve dhe shesheve kryesore. Ishte një moment unikal dhe i mrekullueshëm që bëri krenar gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Me fitoren ndaj Rumanisë ne morëm vendin e tretë dhe krijuam për disa ditë iluzionin se mund të kalonin në fazën e 16-sheve si vendi i tretë më i mirë e cila do ishte arritje e jashtzakonshme për kombëtaren tonë por u kualifikuan dy ekipe tjera dhe për Shqipërinë mbeti një iluzion i bukur por që zgjati pak ditë.

2016 ishte padyshim viti më i bukur për shqiptarët sepse Shqipëria luajti për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm ndërkombtarë, duke marrë pjesë në finalet e Euro Francë 2016.

Suksesi nuk erdhi në mënyrë të rastësishme por kishte 3 komponent kryesorë:

1. Trajneri De Biazi dhe lojtarët.

Meritën më kryesore të suksesit e kanë padyshim trajneri Gianni de Biazi i cili punoi shumë në në 3 aspektet kryesore, teknik, taktik dhe psikollogjik. Ai ndërtoi një modul loje që i shkonte për shtat ekipit tonë në mënyrë perfekt dhe lojtarët jepnin maksimumin. Lojtarët i implementuan skemat e trajnerit dhe i zbatuan të gjitha detyrat individuale që stafi ju kërkoi. Ato dhanë maksimumin në fushën e blertë dhe luftuan me gjithë shpirt që shqipëria të paraqitej sa më denjësisht në Euroipan. Ato hynë në histori dhe me trajnerin e shqiptarizuar, Giani de Biazi shkruan emrat me gërma të arta në Epitafin e Futbollit Shqiptar.

2. Tifozët në gjithë trojet shqiptare.

Tifozët shqiptarë janë tifozët më të zjarrtë në botë. Ato e duan shumë kombëtaren e tyre dhe e mbështesin gjithmon si në fitore dhe humbje. Pikërisht ishte viti 2016 kur kombëtarja ‘jua shpërbleu’ gjithë tifozllekun dhe sakrificat e tyre që kishin bërë duke e ndjékur në gjitha sfidat që kishte luajtur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ne ishin mësuar që të bënim tifo për ekipe të ndryshme si Gjermania, Anglia, Franca duke qenë që kombëtarja jonë mungonte gjithmon pothujse në kompeticionet e rëndësishme. Por jo, atë vit ndodhi diçka shumë e bukur. Nuk diskutonte njeri për ekipet e tjera por vetëm për Kombëtaren kuqezi. Të gjithë shqiptarët kudo ndodheshin u bënë tifozë të Shqipërisë dhe diskutohej vetëm shqipëria. Tifozë të shumtë marshuan drejt Francës duke siguruar bileta për të ndjékur

kombëtaren tonë në stadium live në tre ndeshjet e grupit që do zhvillonte. Ato meritojnë mirënjohjen më të madhe sepse krijuan një atmosferë të mrekullueshme jo vetëm në stadium por në gjithë sheshet dhe rrugët kryesore të qyteteve shqiptare dhe europiane. Suporti i tyre ju ‘dha krahë’ djemve kuq e zi qe na dhuruan emocionet më të bukura në botë me fitoren dhe golin e mrekullueshëm që shënuan. Dashuria, pasioni,mënyra si tifozët tanë festuan dhe mbështetën kombëtare bëri shumë jehonë duke u bërë lajm në gjitha gazetat sportive botërore. Kombëtarja shqiptare është gjithmon falenderuese ndaj lojtarit të 12, tifozerisë dhe do mundihet gjthmon tu sjellë atyre suksese dhe ti bëjë ato krenar kudo ku ato jetojnë.

3. Federata Shqiptare e Futbollit

Pavarësisht se suksesin kryesor të kualifikimit në Europianin Francë 2016 e kanë ekipi dhe tifozeria një meritë të madhe e cila nuk duhet mohuar e ka dhe Federata Shqiptare e Futbollit me në krye Armando Duken. Armando Duka drejton për shumë vite federatën dhe niveli i futbollit është përmirësuar ndjeshëm, ekipet e Superiores kanë dhuruar përformanca pozitive në ndeshjet ndërkombëtare, pjesëmarrja për herë të parë në finalet e Kampionatit Europian etj.

Duka duke qenë një njeri modest dhe nuk dëshiron që të marrë merita në sukseset e arritura. Ai ka meritë që tek mentaliteti fitues që ka futur në institucionin që drejtor, që tek trajnerët që ka përzgjedhur për të drejtuar kombëtaren ku vlen të theksohet se me De Biazin ‘goditi në shenjë’,investimet miliona euro për ta përmirësuar infrastrukturën dhe nivelin e ekipeve të futbollit shqiptar dhe Kombëtares.

Ai ka në fokus punën, si të përmirësojë më shumë nivelin e futbollit shqiptar dhe si kombëtarja të arrijë një sukses tjetër ndërkombëtar, pjesëmarrjen në finalet e Botërorit ose të Europianit. Motoja e Presidentit të Fedratës Shqiptare të Futbollit është “Puno shumë në fshehtësi dhe lëre suksesin të bëjë zhurmë”. Armando Duka ka vetëm një objektiv që se ka arritur, të qojë Shqipërinë në finalet e Botërorit. Ai po punon shumë që shqiptarët ta shohin kombëtaren e tyre të luajë në botëror me kombëtaret më të mira të botës, pra të bëhet realitet ëndrra shekullore që kombëtarja jonë e dashur të Luajë në Botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *