• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Reja & Cikalleshi: Nuk meritonim të humbisnim por mos na paragjykoni!

Byadmin

Jun 9, 2021

Edoardo Reja theksoi se humbja 3-1 ndaj Republikës Çeke ishte e pamerituar për Shqipërinë pasi kuqezinjtë në këtë miqësore, sipas trajnerit treguan rritje në lojë, ndërkohë që mungoi vetëm rezultati.

Ndeshja: ”Ishim pak të lodhur. Në këtë periudhë të sezonit nuk mund të pretendosh të japësh 100%. Më vjen keq që humbëm me këtë rezultat pasi nuk e meritonim të humbnim 3-1, mbase 2-1 po. Patëm dhe ne rastet tona, ndodhi dhe ai incident që gjyqtari dha një vendim të padrejtë. Nuk do të merremi me gabimet arbitrore sepse ishte miqësore. Sigurisht disa gjëra pozitive po vijnë dalë nga dalë”.

Nota: ”Për impenjimin skuadrës i jap notën 10, lojtarët dhanë maksimumin pa u tërhequr në asnjë moment, jemi përballur me dy skuadra shumë të forta fizikisht, si me Uellsin dhe Çekinë ka lojtarë që kur nisin kundërsulme është e vështirë ti ndalosh. Duhet të përmirësohemi në pasat finale, me Uellsin u përpoqëm të zotëronim më shumë topin, një pjesë loje ja dolëm”.

Gabimet: ”Sigurisht ndikoi lodhja ditën e sotme, ndeshjen me Uellsin ishim më të freskët më të fortë, por bëmë një ndeshje të mirë sipas meje. Rezultati mund të ishte më i mirë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që u përballëm me dy skuadra shumë të forta, e rëndësishme është të ulemi dhe të analizojmë, gabimet ndodhin por skuadra është në mbyllje të sezonit.

Rrëzimi: ”Një herë u rrëzova kur isha në Shqipëri gjatë një konference, herën e dytë në Uells, shpresojmë të kem mbaruar me kaq. Sigurisht kur përplasen me mua démtohen dhe kundërshtarët sepse jam rrezistent”.

Sokol Cikalleshi ishte lojtari më i mirë në fushë për Shqipërinë në sfidën ndaj Republikës Çeke, falë edhe supergolit që realizoi. Në analizën që i bëri ndeshjes Cikalleshi u ndal më shumë te aspektet pozitive.

“Unë jam në fushë saherë që trajneri më kërkon këta. Jam munduar të bëj më të mirën time, e tregova dhe sot. Jam i lumtur që shënova, do të isha shumë i lumtur në qoftë se do të fitonim. Gjithmonë mendoj për fanellën kuqezi, për tifozët, nuk e kam vendosur veten në plan të parë. Rezultati është i rëndësishëm, trajneri ka pasur gjëra në kokën e tij për të sqaruar, tani është i qartë si do të luajmë në shtator. Prodhuam më shumë volum, shënuam një gol, mund të shënonim më shumë. Goli i tretë ishte aksidental sepse ishte faull për ne”.

“Edhe ata skeptikët që flasin për sulmin e Kombëtares, dua ti them që duhet të jemi të gjithë bashkë për ta ndihmuar Kombëtaren dhe jo të krijojnë disbalancë. Nuk mund ta ndajmë ekipin. Duhet të mbrojmë të gjithë dhe të sulmojmë të gjithë. Nuk jemi as Anglia as Italia. Nuk kemi as Kristiano Ronaldon as Serxhio Ramos. Duhet të jemi të gjithë bashkë”.

“Kush do të na shikojë mirë e falenderojmë, kush do të na shikojë keq prap e falenderojmë. Si Kallaku dhe Çekiçi, janë 2 lojtarë që na nevojiten shumë. Duhet të punojnë shumë, ky është vetëm fillimi për ta, ndihem shumë mirë me të dy. E falënderoj Kallakun për pasin. I uroj shumë suksese. Të gjithë bashkë të ecim përpara”, u shpreh Cikalleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *