• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Bare & Gjimshiti: Nuk luajtëm keq, ja ku duhet të përmirësohemi…

Byadmin

Jun 9, 2021

Shqipëria u mposht në miqësoren ndaj Çekisë me rezultatin 3-1. Në lidhje me këtë përballje foli edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili në prononcimin pas ndeshjes, deklaroi:

“Çekia na futi në vështirësi me mesfushorët që futeshin në hapësira mbrapa mesfushorëve tanë, na detyruan që të hapeshim në mbrojtje. Nuk kemi bërë një ndeshje të keqe, mund të mbroheshim më mirë, por gjithsesi mendoj që kemi bërë lojë të mirë. Asnjë nuk është perfekt në futboll dhe ne jetë. Nga gabimet duhet të përmirësohemi. Të gjithë e dimë çfarë duhet të përmirësojmë, do t’ia dalim si ekip dhe të përmirësojmë gabimet e këtyre 2 ndeshjeve dhe ato që kemi bërë mirë t’i mbartim”.

“Skuadra kundërshtare ka bërë shumë mirë, ishin shumë të shpejtë në kundërsulme, dilnin të gjithë përpara, vetëm 3 qëndronin mbrapa. Duhet përqendrim maksimal, kundërshtari të ikën po mos qeve i përqendruar. Unë e humba kundërshtarin në pjesën e parë. Këto janë pikat ku duhet të përmirësohemi”, u shpreh Gjimshiti.

Keidi Bare në intervistën për Supersport pas humbjes 3-1 ndaj Republikës Çeke vlerësoi paraqitjen e kuqezinjëve, ndërsa shtoi se këto dy sfida do i shërbejnë Shqipërisë për duelet kualifikuese të shtatorit ndaj Polonisë dhe Hungarisë.

“Kemi folur shumë gjatë për sulmin, jemi stërvitur gjatë. Bëmë gjënë e duhur, sulmuam, por rezultati na mungoi. Ishte e pamundur. Ishin thjesht 2 ndeshje miqësore, ne provuam skema, lojtarë për ndeshjet e shtatorit.Të gjithë lojtarët japin maksimumin e tyre. Asnjë nga ne nuk dëshiron të humbë as në miqësore as në ndeshjet kualifikuese. Duhet të vazhdojmë me një rritëm më të lartë dhe t’i bëjmë gjërat më mirë në shtator”.

“Këto ishin ndeshje testuese për ne, për të bërë sa më mirë në ndeshjet e shtatorit. Provuam disa gjëra, skema të ndryshme. Mendoj që çunat dhanë 100 në fushë, shpresoj që në shtator të vijnë të gjithë në formë dhe pse jo të marrim 3 fitore”, u shpreh Bare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *