• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Shqipëria U-21 zhgënjen në miqësoren ndaj Bullgarisë U-21 (VIDEO)

Byadmin

Jun 8, 2021

Humbje turpëruese për përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë në miqësoren ndaj Bullgarisë në transfertë. Fitorja ndaj Andorras në kualifikueset e kampionatit Europian, u pasua nga një disfatë e rëndë për kuqezinjtë 21-vjeçarë të cilët e nisën sfidën në mënyrën më të keqe të mundshme duke pësuar tre gola që në 11 minutat e para.

Ndryshe nga ndeshja ndaj Andorrës në këtë sfidë Alban Bushi u dha mundësi aktivizimi një pjesë të madhe të lojtarëve të grumbulluar nga kampionati shqiptar, si Mario Gjata, Kosta Vangjeli, Albion Marku, Tedi Cara, Redon Dragoshi etj, por futbollistët nuk iu përgjigjën aspak Bushit me mbrojtjen që la për të dëshiruar pasi u çmonuta nga Bullgaria që në 11 minutat e para.

Tre gola të shpejtë të vendasve me Shopov, Petrov dhe Gruev. Shqipëria e kishte të vështirë të reagonte dhe as ndryshimet që bëri trajneri Bushi në pjesën e dytë nuk sollën pothuajse asgjë në lojë me Nikolov që shënoi edhe të 4-in me penallti për Bullgarinë U-21. Një test miqësor ky që nuk i shërbeu aspak trajnerit Bushi i cili shpresonte që futbollistët e Kategorisë Superiore të bënin një paraqitje më të mirë dhe rezultati të ishte pozitiv.

FT: BULLGARI U21- SHQIPËRI U21 4-0

Shopov 2′ , 11′,  S.Petrov 5′ , Nikolov 68′ (p)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *