• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Çeki-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare(FOTO)

Byadmin

Jun 8, 2021

Shqipëria do të zbresë sot në fushë në orën 20:15, për t’u përballur me Republikën Çeke, në takimin miqësor që do të zhvillohet në Pragë.

Pas barazimit pa gola ndaj Uellsit, kuqezinjtë e Edi Rejës, do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të mbajtur lartë moralin, në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës. Vlen të theksohet fakti se çekët janë pjesmarrës në Europianin që starton më 11 qershor, duke u pozicionuar në grupin D së bashku me Anglinë, Kroacinë dhe Skocinë.

Për sa i përket formacioneve zyrtare të sfidës së sotme, Reja ka preferuar të bëjë disa ndryshime nga ndeshja e fundit me Uellsin, duke hedhur në fushë nga minuta e parë, Trashin, Veselin, Kallakun dhe Çikalleshin. Pra plot 4 ndryshime.

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA: (4-2-3-1): Vaçlik, Kufal, Çelustka, Kalas, Bohl, Kral, Suçek, Mazopust, Darida, Jankto, Shik, Trajner: J.Silhavi

SHQIPËRIA: (3-5-2): Selmani, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Çikalleshi, Manaj, Trajner: E.Reja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *