• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Vllaznia godet në merkato! (FOTO)

Byadmin

Jun 6, 2021

Vllaznia ka nisur me merkaton dhe afrimet e reja sa i përket sezonit të ardhshëm. Skuadra shkodrane ka zyrtarizuar afrimin e Egzon Shimaj.

Ky i fundit ka dalë nga akademia e Vllaznisë dhe ishte pjesë e Besës së Kavajës për dy sezonet e fundit.

May be an image of 2 people and people standing

Një kthim në shtëpi që përkon me projektin e Alban Xhaferit për të ruajtur “xhevahirët” e prodhuar nga shkolla e futbollit të Shkodrës, por që këto vitet e fundit nuk janë shfrytëzuar siç duhet për të furnizuar të gjitha ekipet e tjera në Shqipëri.

Njoftimi i Klubit:

Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me futbollistin 20 vjeçar Egzon Shimaj.

May be an image of 1 person and standing

Ai është produkt i Akademisë Vllaznia ku është shpallur kampion me U-19 duke luajtur në kompeticionin europian të Uefa Youth League. Shimaj rikthehet tek Vllaznia pas një eksperience 2-vjeçare me Besën e Kavajës.

Ndërkohë mbrojtësi shkodran ka qënë edhe pjesë sistematike e kombëtareve të moshave U-17, U-19, U-20 .

Me këtë rikthim Vllaznia synon të adresojë një vëmendje të shtuar për të rinjtë shkodranë për t’ i dhënë besimin e duhur në arritjen e sukseseve të mëtejshme!

May be an image of one or more people and indoor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *