• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Laçi godet në merkato! (FOTO)

Byadmin

Jun 6, 2021

Skuadra e Laçit e çel merkaton e verës me një afrim cilësor për sulmin, Saliou Guindo.

Kurbinasit kanë arritur të firmosin me futbollistin nga Mali, I cili e njeh shumë mirë Kategorinë Superiore, pasi ka luajtur me Skënderbeun dhe Bylisin.

Pikërisht në skuadrën ballshiote spikati në sezonin 2019-2020 me 8 gola në 26 ndeshje.

Giundo i bashkohet Laçit pas një përvojë për t’u harruar fillimisht tek Ankara Keçiörengücü në Turqi e më pas në Indi tek skuadra Gokulam Kerala.

Klubi kurbinas në njoftimin e afrimit të Guindo në Instagram premton të tjera goditje në ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *