• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Erdhi me bujë, Tirana gati të largojë sulmuesin! (FOTO)

Byadmin

Jun 6, 2021

Nëse maqedonasit Toshevski dhe Najdovski qëndrojnë, Vairinen është problemi kryesor i Tiranës.

Siç raporton Gazeta Panorama Sport, i cili u kontaktua me lojtarin finlandez, por ai nuk ka kthyer përgjigje përfundimtare.

Këto ditë të para merkatoje, Tirana duhet t’i mbyllë marrëveshjet për të prishur zyrtarisht kontratën me konsensus me Tim Vairinen.

Finlandezit, i cili prej janarit është parë të bëjë fotografi te Tirana pa shënuar asnjë gol, i është kërkuar nga klubi të ndahen me konsensus.

Nëse largohet Vairinen, i hapet rruga afrimit të një tjetër lojtari i cili mund të japë më shumë dhe të shpenzohet më pak.

Sulmuesi për një vit e gjysmë përfiton rreth 160 mijë euro dhe Tirana po tenton ta mbyllë marrëveshjen, duke i dhënë një pjesë të parave në dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *