• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Bruno Telushi nuk bind te Neftçi Baku, pranë rikthimit…

Byadmin

Jun 6, 2021

Aventura e Bruno Telushit tek Neftçi Baku ka përfunduar dhe lojtari shqiptar nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Azerbaxhanit.

Në merkaton e verës Telushi do të duhet të  gjejë një skuadër të re. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Neftçi Baku në një komunikatë zyrtare.

“Falënderojmë futbollistin shqiptar për shërbimet e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e tij. Duhet theksuar se Telushi, i cili u transferua në tetor të vitit të kaluar, u paraqit në 9 ndeshje”, -thuhet në komunikatën e klubit azer.

Neftchi nuk i rinovon kontratën - Bota Sot

Telushi u transferua tek Neftçi Baku në fillim të sezonit 2020-2021, por për asnjë moment nuk ka arritur te bindë skuadrën azere me performancat e tij. 

Telushi verën e shkuar firmosi me Kukësin dhe luajti me ta në kupat e Europës, ndërsa më pas gjeti marrëveshjen të transferohej në Azerbajxhan.

Në Superiore mesfushori ka luajtur më së shumti te Flamurtari, për të kaluar më pas te RNK Split në Kroaci dhe te Partizani në elitën e futbollit tonë. Me “demat” Telushi u shpall edhe kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *