• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Alban Xhaferi: Brdariç? Ai po bën qejf, ne këtu po djersimë…

Byadmin

Jun 6, 2021

“Brdariç po bën qejf në Mal të Zi, ndërsa ne po djersimë këtu në Shkodër”. Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, e nisi me një batutë intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”.

Te kuqeblutë tema e ditës është rinovimi ose jo i kontratës me trajnerin gjerman, Tomas Brdariç. Në dy ditët e fundit pritej një takim për të finalizuar marrëveshjen, por kjo nuk ndodhi.

Dje trajneri udhëtoi drejt Malit të Zi për të pushuar pak ditë dhe gjasat janë që të bisedojë në fillimin e javës së ardhshme me Xhaferin për të vendosur të ardhmen. Çfarë po ndodh në Shkodër dhe si ka mundësi që klubi nuk e konfirmoi rinovimin me Brdariçin, por prezantoi Plorin? Për këto, por jo vetëm, dje Xhaferi sqaroi gjithçka për gazetën, ndërsa zbuloi edhe kërkesat e disa lojtarëve.

Alban, klubi zyrtarizoi rinovimin me Elvis Plorin dhe jo me trajnerin e parë, Brdariç. Si ka mundësi që e nisët kështu?

Thjesht jemi në proces rinovimesh, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu. Nuk është kjo punë siç mund të ndodhë në një familje, që supozojmë se kanë dy djem dhe një vajzë dhe presin të fejohet një herë vajza, e më pas djemtë. Në futboll nuk ekziston kjo… U takova me Plorin dhe firmosëm. Të njëjtën gjë kam bërë edhe me drejtorin Djarmati. Do të flas me trajnerin, do të firmosë ose nuk do të firmosë… gjithçka është e hapur, por për mua janë diskutime normale.

Çfarë po ndodh me Tomas Brdariçin?

Asgjë nuk po ndodh, Tomas ka shkuar me pushime në Budva dhe po bën qejf. Ndërsa ne po djersimë këtu në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *