• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Padia ndaj Blinken, Berisha e thotë për herë të parë: Avokatin do ta paguaj…(VIDEO)

Byadmin

Jun 5, 2021

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ngritur një padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për shkak të vendimin të dhënë nga DASH, duke e shpallur Berishën dhe familjen e tij ‘non grata’ në SHBA.

Berisha e ka ngritur padinë në një gjykatë të Francës, ndërsa për t’u mbrojtur ka zgjedhur avokatin e njohur Le Borgne, i konsideruar si një nga më të shtrenjtët në Evropë. I ftuar në “Zonë e Lirë”, ai u pyet në lidhje me mbulimin e pagesës që do i bëhet avokatit.

Berisha tha, se ajo do të bëhet nga ai, e shtoi se do të jetë në formën e një kontributi të përbashkët, duke lënë të nënkuptohet se një pjesë do të mbulohet nga familja.

Screenshot 10

Kush e paguan avokatin sepse është shumë i shtrenjtë?

Sali Berisha: Atë do e paguajë Sali Berisha, do të jetë kontribut i përbashkët. Nuk kemi diskutuar ende për pagesën, të tregohem i sinqertë. Nuk e di nëse do të lidh një kontratë me avokatin, por nëse ai do ta bëjë publike atë, le ta bëjë.

I pyetur nga gazetari Arian Çani, në lidhje me qëndrimin ‘distancues’ të liderit aktual të PD, Lulzim Basha në lidhje me këtë çështje, Berisha u përgjigj:

“Nuk kam asnjë aludim, zero. Unë nevojë për mbrojtje nuk kam, mbroj veten time. Solidaritetin ata ma kanë shprehru më shumë se kurrë, por që ta bëj një çështje debati këtu, s’e quaj normale. PD ka dy parime themelore: Të drejtat e njeriut dhe interesin kombëtar. Nëse PD cénon këto parime unë do të lùftoj që ajo t’i mbrojë ato. Unë po mbroj një të vërtetë”, u shpreh ish-kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *