• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Dinamo gòdet në merkato, rrémben sulmuesin e talentuar të Superligës

Byadmin

Jun 5, 2021

Sulmuesi i talentuar Patrik Bardhi, i dha fund aventurës me Kastriotin, teksa do të vijojë karrierën e tij me Dinamon, në Kategorinë Superiore.

Pas 3 sezoneve me krutanët, 23-vjeçari nga Tirana, ka gjetur akordin me blutë, duke firmosur me 18 herë kampionët e vendit.

“Panorama Sport” mëson se Bardhi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Dinamon, teksa në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

ZYRTARE/ Patrik Bardhi largohet nga Kastrioti pas 3 vitesh - AZ Lajme

Vlen të theksohet se për ish-sulmuesin e Kastriotit, nuk munguan ofertat nga klubet e tjera të Superiores dhe jo vetëm, por duket se projekti i dinamovitëve ka arritur të bindë futbollistin për të vëshur fanellën e një klubi me shumë histori si Dinamo.

Pas letrës së lamtumirës nga vetë futbollisti, klubi i Kastriotit ka dalë me një komunikatë zyrtare për të bërë të ditur largimin nga Kruja të futbollistit Patrik Bardhi.

Pas 3 sezonesh 23-vjeçari do të provojë një eksperiencë të re pasi ka mbyllur bashkëpunimin me klubin krutan. Për Bardhin po flitet gjithnjë e më tepër për një kalim te Kukësi sezonin e ardhshëm.

Mbijetesa me Kastriotin, ftesa në kombëtare dhe e ardhmja, rrëfehet Patrik  Bardhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *