• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Balaj dhe Kumbulla pas ndeshjes: Mbrojtëm si ekip, s’ishte e lehtë të dilnin në sulm!

Byadmin

Jun 5, 2021

Bekim Balaj e shpjegoi mungesën e rasteve të portën e Uellsit me faktin që skuadrës iu desh të mbrohej me shumë forca, pasi kundërshtari ishte i rrezikshëm.

“Në pjesën e parë bëmë presing lartë dhe ishim më afër portës, kishim dhe raste. Nëse dëshiron të krijosh më shumë rrezikshmëri, duhet ta ngjisësh më lart ekipin. Në pjesën e dytë na vunë në vështirësi dhe u detyruam të mbronim me më shumë forca, ishte e vështirë të dilnim para. Punuam shumë, harxhuam shumë energji. Në minutat e fundit, po mbroheshim me të gjitha forcat.

Pak rrezikshmëri në sulm: “Gjithsecili mundohet të bëjë zgjedhjen më të mirë dhe Bare në atë moment të pjesës së parë e mendoi ashtu. Punuam shumë si ekip. Ne mbrojtëm mirë si ekip, nuk është se mbrojti vetëm mbrojtja. Në pjesën e dytë u bë më e vështirë. Po të shënonim, ndeshja do të merrte rrjedhë tjetër. Me kundërshtarë të këtij niveli nuk është e lehtë të dalësh te porta e tyre”.

Marash Kumbulla, në lidhjen me emisionin “Kuqezi”, theksoi se Shqipëria luajti mirë ndaj Uellsit në aspektin mbrojtës, por duhet të përmirësohet taktikisht për të qenë më efikase në sulm.

“Ishte një ndeshje e vështirë, besoj se luajtëm mirë në aspektin mbrojtës, jo vetëm ne, lojtarët mbrojtës, por dhe sulmuesit. Kishim ndonjë shans, gabuam, por nuk ka rëndësi, sepse jemi mirë.

Besoj se do të përmirësohemi në anën taktike, e kemi provuar në stërvitje por nga ndeshja në ndeshje do të përmirësohemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *