• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Voltana Ademi tregon fjalët e ndjera të tifozit për Vllazninë: Kur u përmbýtëm…

Byadmin

Jun 4, 2021

Vllaznia po rikthehet në kohët e saj më të mira dhe investimet e bëra në klub kanë dhënë efeketet e tyre pozitive. Ky sezon tregoi se prania e një sponsori solli një frymë tjetër në aspektin financiar, për këtë arsye Bashkia Shkodër hapi procesin për të shitur aksionet e klubit kuqeblu. Kryebashkiakja Voltana Ademi ka dhënë një intervistë për gazetaren Enxhi Biba në “News 24“, ku tregon më tepër rreth ankadit për shitjen e Vllaznisë si dhe shpreh kënaqësinë për suksesin e arritur nga skuadra këtë sezon.

Triufmi: “Është një ngjarje e pritur në saj të një punë dhe performance të mirë që skuadra dhe ekipi ka pasur gjatë gjithë vitit, ne asnjëherë në Shkodër nuk kënaqemi, presim vetëm triumfe, nuk ngopemi. Ky mendoj se ka qenë rezultati në rritje qe ka sjellë dhe kënaqësi dhe ka qenë shpërblimi më i mirë për një qytet i cili pëlqen sportin”.

Interesi: “Zoti Xhaferi në kohën e përmbýtjeve tha në së Shkodër dhe kur vjen koha të gjithë interesohen për skuadrën, qyteti jonë ka sfida shumë të mëdha për të rritur cilësinë e jetës dhe ekonominë, por futbolli të largon nga dhimbjet, nga sfidat, të heq mendjen. Të gjithë në Shkodër mendojnë kështu i madhe dhe i vogël e ndjekin”.

This image has an empty alt attribute; its file name is VOLTANA-1536x864-1-750x430.jpg

Tifozët: “Ne kemi gjendur shumë nga ata që na janë bashkuar ishte e dhimbshme dhe në qoftë se më pyet për pishmanin më të madh ishte që ne nuk patëm mundësi të shijonim futbollin në stadium megjithatë sinergjia ka qenë perfekte dhe jemi gjendur afër skuadrës duke kaluar disa probleme.  Vazhdojmë të kemi probleme por është kjo energji pozitive që na ndihmon ti kalojmë”.

Merita: “Duke e parë si një tifozë dhe ne kemi pasur defektet tona dhe në fund është rezultati final që pasqyruan sezonin. Kemi pasur mundësin të jemi fitues por diskutime të tjera duhet ti bëjnë ekspertët. Jemi të kënaqur që arritëm objektivin e Kupave të Evropës dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

Prioritet: “Unë mbetet krenare që jam pjesë e një fitore ku të gjithë kanë kontributin e vet e tyre. Duke e pasur sportin si një prioritet tek pjesa sociale dhe ekonomike do të vazhdojmë t’i mbështesim”.

Midis triumfit dhe shitjes së klubit, rrëfehet Voltana Ademi: Pishmani im  më i madh është…

Transparenca: “Ne kemi bërë transparencë 100% për të gjitha aspektet që ne legjitimohemi, nuk kemi parë në asnjë rast asnjë procedurë të tillë kaq transparente, por ka qenë për të mirën e gjithë Shkodrës. Jemi drejt një finalizimi, ky ka qenë objektivi im por duhet të presim deri në fund. Do të ketë një vendimmarrje finale dhe patjetër që do të bëhet publike, për të gjitha pretendimet jemi të gatshëm sepse e kemi detyrim ligjor”.

Presidenti i ardhshëm: “Unë kam pasur gjithmonë interes për Vllazninë dhe kam pritur me sy hapur dhe veshe të ngritur duke qenë e gatshme që të gjithë ta që duan të kontribuojnë të bëhen pjesë e saj, në sajë të këtyre gjërave kam pasur pritshmërinë që do të kishte edhe më shumë pjesëmarrje. Kanë paraqitur kërkesën rreth 11 subjekte ndër të cilat vetëm 6 kanë marrë pjesë dhe jam e kënaqur me procesin sepse bëhet fjalë për një sipërmarrje shumë të madhe, është një sfidë që nuk është e lehtë sepse klubi jonë ka emër. Afati kur do të finalizohet do të varet nga fazat e ankimimit por duhet dhe pak dit që të mësojmë pronarin e Vllaznisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *