• Fri. Nov 26th, 2021

AL2

…është media jote

Nisin firot tek Vllaznia, largohet sulmuesi (FOTO)

Byadmin

Jun 4, 2021

Salim Cise mund të mos jetë më pjesë e ekipit të Vllaznisë. Futbollisti i ardhur në mesin e sezonit te Vllaznia nuk la ndonjë shije të mirë, gjithsesi klubi ende nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për të ardhmen e tij.

Në këto ditë pushimi, sulmuesi është larguar nga Shkodra, madje edhe nga Shqipëria. Por, ajo që nuk dihet është rikthimi i tij te Vllaznia. Me shumë gjasa, ai mund të jetë largimi i parë nga skuadra, pavarësisht se kontrata e tij është aktive edhe për gjashtë mujorin tjetër, që përkon me pjesën e parë të sezonit të ri.

Ishte në provë prej disa ditësh, Vllaznia firmos me Salim Cisse – SuperSport

Lojtari nga Guinea mbërriti në Shqipëri në merkaton e janarit. Klubi shkodran komunikoi në një njoftim se stafi teknik i Vllaznisë do të vendosë më tej nëse 28-vjeçari do t’i bashkohej zyrtarisht Vllaznisë por më pas ai e kaloi me sukses provën.

Me afrimin e tij, Vllaznia synon të krijojë një repart sulmues të frikshëm dhe të kompletuar për të siguruar titullin kampion.

Gjatë karrierës, Cise ka qenë pjesë Sporting Lisbonës B, ndërsa ka realizuar 2 gola dhe 3 asiste në 6 ndeshje të Ligë së Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *