• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Myrto Uzunit: Më mirë shijoj gatimet e nënës sesa të shkoj në Dubai me pushime!

Byadmin

Jun 4, 2021

Myrto Uzuni zhvilloi një sezon të shkëlqyer te Ferencvaroshi, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës hungareze.

Përveç se një punëtor i palodhur në fushën e blertë, sulmuesi beratas, e tregon thjeshtësinë e tij edhe në intervistat e dhënë. T

eksa ka folur për mediat hungareze, Uzuni ka thënë se nuk e tërheqin pushimet në Dubai, por preferon të rrijë me familjen e tij, duke thënë se shijon ushqimet e nënës së tij.

“Pushime në Dubai? Nuk më tërheqin aspak. Për mua familja është gjëja më e rëndësishme dhe gjatë sezonit mezi pres t’i takoj. Pushimet i kaloj me familjarët. Unë mund të shijoj aty gatimet që i ka me merak nëna ime, me pjata shumë të shijshme. Mblidhemi në tryezë dhe qëndrojmë deri në orët e vona duke biseduar.

Po bëhemi gati për trofeun e radhës. Ne jemi të fortë, të bashkuar dhe do të ishte akoma më mirë nëse do të kishim sukses në arenën ndërkombëtare. Sezoni që sapo u mbyll ishte i shkëlqyer, sepse mësuam se jemi në gjendje për të arritur suksese në disa fronte.

Po vazhdoj të rikuperohem nga dëmtimi i pësuar. E kam marrë veten. Do të ishte bukur të luaja ndaj Uellsit dhe Çekisë, por rëndësi ka shëndeti dhe gjendja fizike”, tha Uzuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *