• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Lojtarët e Shqipërisë bëjnë prova para Uellsit, këndojnë himnin kombëtar, dirigjent ‘maestro’ Reja (VIDEO)

Byadmin

Jun 4, 2021

Kombëtarja shqiptar e futbollit ndodhet në Uells dhe futbollistët kanë gjetur edhe kohë për relaks.

Në videon e publikuar nga FSHF, futbollistët duket se po bëjnë prova para ndeshjes duke kënduar himnin kombëtar buzë detit.

Si dirigjent ka improvizuar trajneri Edi Reja i cili drejtonte ritmin e futbollistëve. Më 5 qershor Shqipëria sfidon në miqësore Uellsin, kurse 3 ditë më pas udhëton në Çeki për një tjetër miqësore.

Ditën e sotme, Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e trajnerit Reja ka kryer stërvitjen e radhës.

Të gjithë lojtarët kanë qenë në dispozicion të trajnerit Reja dhe nuk ka pasur asnjë mungesë.

Lajme të mira pasi pas dy ditësh kuqezinjtë do të zbresin në fushë për miqësoren e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *