• Sun. Nov 21st, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Vllaznia rinovon me Elvis Plorin!

Byadmin

Jun 3, 2021

Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar tek e ardhmja e trajnerit Tomas Brdariç dhe fakti nëse do të rinovojë apo jo pas ofertave që ka marrë ditët e fundit, në klubin shkodran ka ardhur rinovimi i parë.

Bëhet fjalë për zëvendëstrajnerin Elvis Plori, i cili është dhe krahu i djathtë i teknikut kroato-gjerman.

Ka qenë vetë klubi shkodran që pak minuta më parë përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur rinovimin me Plorin për sezonin e ardhshëm.

ZEVENDESTRAJNERI ELVIS PLORI FLET PARA NDESHJES VLLAZNIA BYLIS - YouTube

Puna tashmë ka nisur dhe në ditët në vijim pritet të firmosin edhe pjestarët e tjerë të stafit teknik, për të vazhduar më pas edhe me lojtarët.

VLLAZNIA RINOVON ME TRAJNERIN ELVIS PLORI

Trajneri jonë i shkëlqyer Elvis Plori, vlera dhe kontributi i të cilit në rikthimin tek suksesi janë të padiskutueshme, rikonfirmohet në pankinën kuqeblu dhe për sezonin 2021-2022 me objektiv prezantimin dinjitoz në Kupat e Evropes dhe arritjen e fitimit të të tjera trofeve!

May be an image of 2 people, beard, people standing, people sitting and indoor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *