• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Kukësi largon Mirel Josën!

Byadmin

Jun 3, 2021

Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i Kukësit.

Rezultatet jo shumë pozitive me trajnerin kryeqytetas në stolin me verilindorët që e mbyllën këtë sezon poshtë pritshmërive duke u renditur në vendin e 6-të, detyruan drejtuesit e klubit të ndërprisnin bashkëpunimin me Josën i cili tashmë është një trajner i lirë në treg.

Josa kishte kontratë me Kukësin edhe për sezonin e ardhshëm por siç njofton vetë klubi verilindor në faqen zyrtare palët me konsensus kanë rënë dakort për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Nuk dihet ende emri i ri që do të pasojë Josën në stolin e skuadrës verilindore por duke parë edhe objektivat e klubit që sezonin e ri me shumë gjasa do t’i luajë ndeshjet në stadiumin e ri në Kukës, pritet që emri i trajnerit të ri të jetë një emër i njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *