• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE/ Çinari transferohet nga Partizani tek skuadra e…

Byadmin

Jun 3, 2021

Tashmë nuk ka më dyshime, zbulimi i pak ditëve më pare nga ‘’PanoramaSport’’ u konkretizua. Erald Çinari do të jetë futbollist i skuadrës turke të Samsunsporit.

Sulmuesi shkodran ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me një vit të drejtë rinovimi teksa detaje të tjera priten në vazhdim.

Shkodrani largohet kështu pas 3 sezoneve te Partizani ku arriti të jetë një ndër lojtarët kyç të demave të kuq.

Image

Postimi i Çinarit në ”Instagram”

Sot ishte një ditë që solli një kapitull të ri në karrierën time futbollistike. Nga dita e sotme, unë nuk do jem më pjesë e klubit të futbollit Partizani. Kontrata ime me klubin përfundoi në fund të këtij sezoni dhe unë tashmë jam duke përgatitur një aventurë të re.

Falënderoj të gjithë në familjen Partizani, duke filluar nga presidenti e drejtori që më kanë qëndruar afër si në momente pozitive e po ashtu negative.

Trajnerët me të cilët kam punuar këto 3 vite. E po ashtu shokët e skuadrës, si edhe gjithë stafin që punon tek kjo familje. Një falënderim special shkon për tifozët e kuq e sidomos Ultras Guerrils. Ishin 3 vite të mrekullueshme ku edhe fitova trofe.
#PMTP #UG #Legjenda🔴🔴

No description available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *