• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

“Vllaznia e mrekullive”, Brdariç “ngrin” Shkodrën, zbulon ofertat e një sezoni fantastik! (VIDEO)

Byadmin

Jun 3, 2021

Vllaznia mbylli një sezon të jashtëzakonshëm, përtej çdo parashikimi, duke rikthyer në Shkodër pas 13 vitesh trofeun e Kupën së Shqipërisë ndërsa flirtuan edhe me titullin kampion duke e dorëzuar në fund për vetëm 4 gola diferencë. Ekipi i Brdaric fitoi simpatinë e të gjithë opinionit sportiv falë lojës që shfaqën një futboll ofensiv, i bukur për tu parë.

Tekniku gjerman ishte pa diskutim arkitekti i tij ekipi, së bashku me stafin e tij ndërtuan një ekip nga e para, besuan deri në fund dhe me të drejtë festojnë për këto arritje. Tani është koha për të kthyer vështrimin nga e ardhmja e cila përtej dëshirës së madhe të Brdaric është ende e pa përcaktuar.

Trajnerit i ka përfunduar kontrata ndërsa ofertat janë të shumta në drejtim të tij. Pavarësisht këtij fakti, në intervistën e tij ekskluzive dhënë për gazetaren Enxhi Biba për “Sport News” në News24, Brdaric thekson se është në pritje të Alban Xhaferit për të vendosur në fund për të mirën e përbashkët.

Tekniku u ndal edhe në disa prapaskena të këtij sezoni, nga shkarkimi i shumë përfolur dhe deri tek zërat për aleanca të mundshme:

Mister, me mijëra tifozë iu pritën deri në orët e para të mëngjesit për të festuar së bashku suksesin në Kupë, nuk besoj kishit ndonjë dyshim mbi dashurinë e këtij qyteti ndaj Vllaznisë. “Se pari dua te them faleminderit për të gjithë ata që na përkrahën që prej ditës së parë dhe faleminderit po ashtu për pritjen dhe festën që bëmë të gjithë bashke sepse Vllaznia e meritonte”.

Zhvilluat një edicion perfekt në Kupë, 5 ndeshje 5 fitore, 18 gola të shënuar asnjë i pësuar, duket sikur besonit më shumë tek Kupa se Kampionati, a ishte ky objektivi real i Vllazinsë këtë sezon?

“Jo. Ne u fokusuam dhe u angazhuam njësoj në çdo ndeshje që bëmë në të shkuarën. Fitorja e Kupës është diçka e veçantë por ne u përqendruam maksimalisht në të dyja kompeticionet por Kupa është ajo që na dha një fund të lumtur dhe shpërblimin e merituar dhe mund të them që jemi të kënaqur edhe me kaq edhe pse ishim edhe shumë pranë titullit”

Vllaznia e mrekullive”, Brdaric “ngrin” Shkodrën, zbulon ofertat e një  sezoni fantastik - YouTube


Qyteti, stafi, lojtarët, ju si trajner, e përjetuat shume ketë trofe, kaq i rëndësishëm ishte për të ardhmen e projektit, fundja europën e kishit siguruar

“Unë jam trajner dhe si i tille me pëlqen të synoj gjithmonë suksesin dhe tua ngulis në mendje edhe lojtareve këtë ide. Ne këtë pike mund të them se edhe lojtarët e përvetësuan idenë time. Kjo e bën për mua shume të rëndësishme këtë fitore”.

Fituat simpatinë e gjithë opinionit sportiv si fituesi moral i këtij sezoni, por besoj që ndjeni shumë keqardhje për mënyrën se si e humbet titullin

“Për mua ky ishte një sezon i shkëlqyer. Edhe i gjithë qyteti është krenar për këtë sezon. Me vjen mire që këtë vit arritëm tu kthenim mbrapsht besimin e dhënë përgjatë viteve të mëparshme me këtë fitore që kërkohej prej kohësh. Ndaj pavarësisht të gjithave mund them se bëmë një punë të mirë”.

Vllaznia e mrekullive”, Brdaric “ngrin” Shkodrën, zbulon ofertat dhe  prapaskenat e një sezoni fantastik - Balkanweb.com - News24

Nuk e përjetuat mirë as ju personalisht, madje edhe akuzuat, tani që jeni më i qetë, a ishte i pastër ky titull, a e meritojë Teuta titullin

“Çdo skuadër që arrin të jetë në vendin e parë në fund të sezonit e meriton fitoren. Unë isha i pari që e urova Teutën për titullin në momentin që ata u shpallen kampion sepse ata bënë mire në momentin e duhur. Unë mendoj se Bregu ishte lojtari që bëri diferencën. Ai ka shënuar dhe ka treguar performancë të lartë. E ngriti skuadrën lart deri tek titulli. Për sa i përket skuadrës tonë askush nuk u evidentua mbi skuadrën. Por të gjithë në grup perfomuam shume mire në të dy kompeticionet”.

Në këtë fund sezonit nuk munguan akuzat, as tek Partizani nuk janë të qetë, drejtori Rama dhe trajneri Daja ishin të prerë në këtë pikë, titullin e vendosi arbitri me atë penallti të akorduar në favorin tuaj

“Unë jam trajner profesionist dhe teksa tani në fund i hedh një sy gjithë sezonit e kuptoj që çdo gjë deri diku balancohet. Ndonjëherë ke fat e në raste të tjera ndihesh i pafat. Gjatë sezonit patëm shume ulje ngritje. Puna është si të përballojmë disfatat sepse pas çdo vendimi të arbitrit është shume e lehtë të inatosesh por sipas meje arbritrat bënë një punë të mirë dhe të balancuar”.

A ka pasur aleanca gjatë këtij sezoni, apo faktorë të jashtëm, që vendosen fatet e këtij sezoni

“Jo, mendoj se ishte një sezon i rregullt. Sigurisht nuk patëm praninë e tifozëve dhe është për të ardhur keq se vetëm në fund të sezonit patëm pak tifozë të pranishëm. Të gjithë të tjerët e ndoqën nëpërmjet tv kampionatin dhe kjo ka ndikuar, por përgjithësisht çdo gjë ishte shumë e drejtë.

Pavarësisht këtyre detaje, më shuaj një kuriozitet si mund të humbasësh titullin siç e humbi Vllaznia, me 9 pikë diferencë në raport me rivalët

“E them gjithnjë se sezoni është i gjate dhe të dish të përballesh me problemet në futboll është e rëndësishme sepse jo gjithmonë fiton. Duhet të kuptojmë që ka edhe dështime, duhet te kuptojmë që edhe kushtet s’janë gjithmonë favorizuese. S’duhet harruar që kushtet këtu gjatë dimrit janë të vështira, nuk kemi në dispozicion fusha profesioniste, ndryshojmë programin e stërvitjes dhe fakti që mbijetuam dhe ia dolëm gjatë këtij sezoni është një lajm fantastik. Ishim shume afër titullit por edhe si vend i dytë kam përshtypjen se është mese mjaftueshëm për ne”.

No description available.



Nuk keni folur kurrë për shkarkimin apo largimin tuaj, tani si është e vërteta çfarë ndodhi?

“Edhe unë jam kurioz për përgjigjen time në këtë pikë. Në jetë, duhet të gjesh vendimin e duhur në momentin e duhur. Të gjithë duam suksesin por ai nuk vjen aq shpejt sa do ti dhe duhet të kuptosh faktin që çdo gjë është llogari e duhet shumë durim në disa momente kyçe. Ne u ulem me drejtuesit dhe diskutuam si do vazhdojmë me grupin dhe pastaj gjetëm një dakortësi. Folëm mbi të dhe vazhduam me akoma më shumë vendosmëri se më parë”.

Me jep një arsye çfarë mund të ndërpres bashkëpunim tuaj me Vllazninë, çfarë mund t’iu largojë nga ky projekt, apo është e mbyllur çdo gjë?

“Unë ndihem mirë. Jam shume i kënaqur. Ky vend më ka dhënë shumë dhe filluam një projekt por duhet të mësojmë të përmirësohemi në të gjitha drejtimet. Nuk behet fjale për pagën apo gjera të tjera por duhet të përmirësohemi dhe të mësojmë të zhvillojmë më tej e të çojmë përpara atë që nisëm sepse ky klub e meriton atë. Të gjithë kërkojmë stadiume moderne dhe infrastrukturën e duhur në Shqipëri por për momentin duhet të mësojmë të përshtatemi me ato që kemi”.

Me lojën që aplikuat tek Vllaznia keni tërhequr vëmendjen e të gjithë Superligës, keni pasur realisht oferta konkrete?

“Çdokush është i interesuar për të arritur qëllimet e përbashkëta sidomos në futboll. Kjo është normale, çdo gjë është publike, jemi në sy të të gjithëve dhe ka edhe oferta. Unë kam patur kontakte me disa menaxhere. Ky është edhe qëllimi në fund të fundit. Vërtet kontrata ime mbaron këtu por unë dua të flas me Albanin për të ardhmen dhe ky është synimi im parësor. Kjo është puna ime, ajo që nisem. E mbaruam këtë sezon me një fund fantastik dhe tani duhet ta vazhdojmë. Duhet të ulemi e te diskutojmë të mirën e përbashkët”.

No description available.

Ky ishte titulli i parë i rëndësishëm në karrierën si trajner, kush është urimi më i veçantë që keni marrë

“Kam marrë mesazhe të shumta nga njerëz të zakonshëm të cilët në mënyrë të sinqertë na falënderonin për punën e shkëlqyer dhe ky është mesazhi më i mirë që mund të merrja në fund të këtij sezoni”.

A është gati ky ekip për një përfaqësim dinjitoz në europë, çfarë dhuratash prisni nga merkato, dhe deri ku mund të shkoni, keni një objektiv?

“Mendoj se ky është hapi tjetër. Ne bëmë një hap gjigand përpara pasi e nisëm nga zero. Ju kujtoj se nisem me pak lojtarë pa e ditur se ç’do na sillte e nesërmja. Ishte një projekt ku askush nuk e besonte që do ishim pretendente për dy trofetë e jo më të fitonim Kupën. E nisëm me disa lojtarë që sot nuk janë më në skuadër dhe me kohen ndërtuam këtë ekip që gjatë muajve u bë ky që është dhe tani duhet të mendojmë profesionalisht që të fokusohemi në detaje dhe të përparojmë. Kjo është një punë e vështirë dhe është shumë më e vështirë sesa para një viti”.

A është e vështirë të punosh në Shkodër, shumë trajner përpara jush nuk e kanë përballuar dot presionin nga ndërhyrjet nga jashtë, janë larguar, ka pasur kërcënime dhe dhunë ndaj trajnerëve, ju jeni hasur me situata të tilla?

“Mendoj se çdo moment në punë është i rëndësishëm pavarësisht rezultateve në fund. Që të jem i sinqerte në lidhje me këtë pikë unë përpiqem gjithmonë të tregohem i përulur dhe modest sepse futbolli është një proces emocional. Në fushë vendoset çdo gjë por ama organizimi jashtë saj duhet të jetë profesional dhe duhet kuptuar si funksionon dhe të jesh i ndërgjegjshëm për të. Klubi tanimë i ka përpunuar e ka mësuar nga përvojat e së shkuarës dhe është në një tjetër nivel”.

No description available.

Emri juaj qarkullon shpesh në mediat gjermane, a ju pyesin më miqtë, apo gazetarët, çfarë bën një emër i tillë si Brdariç në Shqipëri

“Shiko, futbolli funksionon në rrjet. Dikur isha lojtar i kombëtares , kam luajtur në finalen e Champions kam luajtur për tituj në Gjermani kështu që të gjithë më njohin. Por ky klub me dha mundësinë dhe përgjegjësinë të mund të tregoj çfarë jam i aftë të bëjë dhe me skuadrën pas meje dhe stafin, drejtorin sportiv Matko Djarmatin mendoj se po funksionojmë si një ekip me rezultate të mira dhe perfomanca jonë e një tjetër niveli e tregon këtë”.

Keni luajtur në futbollin gjerman 342 ndeshje dhe keni shënuar 102 gola, si trajner jeni në hapat e para, a ka Brdaric një model, teknikët gjerman janë kthyer në modë, mjafton t’iu përmend vetëm 3 emra, Klop, Flik dhe Tukel, tre fituesit e fundit të Champions League

“Përfundimisht për mua vendos mentaliteti i trajnerit që lojtarët të japim maksimumin. Edhe ose mendoj se Tuchel është një trajner vërtet i zoti edhe Klop nga ana tjetër gjithashtu. Janë të dy trajnerë të mëdhenj në Gjermani. Kështu qe unë preferoj t’i kem të gjithë referim e të marr më të mirën nga ata”.

Kush e fiton “Euro2020”, e dini besoj që në Shkodër pas Vllaznisë të gjithë janë të çmendur pas Gjermanisë?

“Jam i bindur që Gjermania do luajë shumë mirë në këtë europian por mendoj se ndoshta Anglia do na surprizojë sepse është një skuadër e forte por nuk përjashtoj mundësinë që një skuadër të cilën askush nuk e ka në listë të fitojë europianin, për shkak edhe të pandemisë mund të ndodh gjithçka, futbolli është i çuditshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *