• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

Tentoi ti merrte 37 mln Lekë Vllaznisë, mbrojtësi del duarbosh nga FIFA (FOTO)

Byadmin

Jun 3, 2021

Mbrojtësi Sedat Berisha ka humbur gjyqin në FIFA ndaj ish-ekipit të tij, Vllaznisë.

31-vjeçari u kërkoi shkodranëve 3 paga të prapambetura, gjithashtu edhe dëmshpërblimin për prishjen e njëanshme të kontratës përpara aftit, shuma të cilën Vllaznia duhet t’i paguante Berishës, në rast se humbiste gjyqin, e gjithë fatura, mund të arrinte 37 milionë lekë të vjetra/

Mirpo kërkesn e tij FIFA e ka hedhur poshtë pretendimin e mbrojtësit që debutoi në Superiore me shkodranët pas largimit nga ekipi i Shkupit.

No description available.

Berisha u bashkua me Vllazninë në gjysmën e dytë të sezonit 2017-18 dhe pretendon se nuk ka marrë pagat për muajt mars, prill, maj. Paga e tij ishte 4.7 milionë të vjetra.

31-vjeçari që aktualisht luan me Trepçen 89’ në Kosovë kërkonte dëmshpërblim për prishjen e kontratës nga ana e ekipit shkodran.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për 23.5 milion të vjetra. Kërkesa e tij në FIFA në dëm të Vllaznisë u hodh poshtë. Kjo është ajo që shkruhet në vendimin zyrtar të marrë më 25 shkurt të këtij viti nga FIFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *