• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

EKSKLUZIVE/ Saimir Patushi vjen me një rrëfim unik: Nga péngjet e karrierës e deri tek…Tirona!

Byadmin

Jun 3, 2021

Kur e dëgjoni emrin e tij ju vjen në mendje djali i shkathët flokëgjat që spikati tek Vllaznia dhe më pas bëri histori tek Tirana.

Ai ka provuar te luaje perpos Vllaznine edhe me Tiranen dhe te fitoje po ashtu edhe me shume trofe me te, por duket se titulli kampion me ekipin shkodran 20 vjet me pare, ka mbetur ende ne mendjen e tij.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin matjan Saimir Patushi i cili në një interviste ekskluzive për “AL2 Media”, ai ka rrëfyer si kurrë më parë karrierën e tij të larmishme si dhe planet e së ardhmes.

Cilat kanë qenë fillimet tuaja në futboll?

“Si çdo femije qe luanim pa fund në lagje ose futboll rruge, pastaj klasa sportive që kanë qenë në shkollë”.

Dhuna dhe financat mund të prishin Superligën - Abc News

Kush ishte i pari që ju spikati ?

“Trajneri im i parë te 31 Korriku ishte Besnik Hoxha, i cili pati ndikim në rritjen time si futbollist. Kalimi në shkollën Loro Boriçi më prezantoi me Aurel Verria. Trajnerët e mëvonshëm si Ramadan Shehu, Leonard Liti, Adem Agolli ndikuan në rritjen time sportive. Tek U-19 u stërvita nga Besnik Çela”.

Debutimi në futbollin profesionist dhe ndaj cilit ekip?

“Ka qenë viti 93 – 94 me Kastriotin e Krujës. Kam qenë 17 vjeç ne debutimin tim të parë Kastrioti-Vllaznia”.

E mbani mend golin e parë dhe kundër kujt e keni shënuar?

“Mbase nuk gaboi, goli im i pare ka qenë kundër ekiit të Elbasanit”.

Po golin më të bukur cilin do veçonit?

“Goli me i bukur është në ndeshjen Vllaznia-Tirana 3-2 goli parë pasi atë ndeshje shënova dy gola”.

Lojtari më i vështirë kundër të cilit keni luajtuar?

“Ka qenë lojtari Kombëtares portugeze Dani në një ndeshje me Kombëtaren U-21”.

Cili ka qenë momenti më i bukur në futboll? Po më i vështiri?

” Momenti më i bukur besoi qe është titulli kampion me Vllaznine pasi ishte titulli im i parë dhe ishte një çmenduri. Ndërsa momenti më i vështirë do veçoja finalen e Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin në vitin 2009 qe nuk mu besua si e humbëm madje as sot e kësaj dite nuk arrij ta besoj”.

Péngu i karrierës?

“Ka shumë, por ajo që më ka mbetur më shumë në kujtesë është se nuk mernim dot një vizë kur na trokiten per hapin e madh në karrierë”.

“Bëmë baba të të ngjaj”, i biri i Saimir PATUSHIT në gjurmët e të atit, një yll i ri po lind në kryeqytet

A ju keni sugjeruar fëmijëve të tu botën e bukur dhe emocionuese të futbollit?

“Unë kam tre djem dhe për hir të vërtetës me nusen ose me gjithë miqtë e mi gjithmonë kam thënë që do Zoti nuk ndjekin rrugën time për këte duhet të më besoni”.

A e ndjek Patushi kampionatin shqiptar? Një mendim…

“Patjeter qe e ndejk, besoi që është nje kampionat nën mesatar”.

Një mendim për Kombëtaren dhe performancen e saj…

“Kombëtarja duhet te afrojë sa më shumë elementin e ri dhe të besojë më shumë të shkolla shqiptare e trajningut dhe performanca besoj duhet të rritet më shumë dhe të mos të kënaqemi me një kualifikim ne Kampionatin Europian”.

Cilin lojtar në Superiore ka tiparet e njëjta dhe i ngjan patushit sipas mendimit tuaj…

“Pak pytje e veshtire pasi nuk kam ndonjë emër të them të vërtetën”.

Lojtari më i mirë në Superiore sipas jush?

“Lojtari me i mirë në Superligë për mendimin tim është mëngjarashi Herlad Marku i Vllaznisë”.

Një mendim për ekipin e Tironës…

“Unë mendoj që Tirana ka humbur identitetin ose me pak fjale i ka mbetur vetem ajo fanellë qe ka hijen shumë të rënde qe ka qenë ëndërr per çdo futbollist qe ta veshë atë fanellë por një pjesë e mirë e këtyre lojtarëve që kanë marrë nuk duhen te ishin pjesë e asaj fanelle që duhet te derdhësh gjàk qe ta meritosh atë siç ka qenë shprehja e të ndjerit Ali Mema”.

Një opinion për presidentin e Tiranës, Refik Halili…

“Më vjen keq, nuk duhet te jetë zemërgjerë se nuk behet futbolli me qoka por duhet ti thërrasë një herë e mirë mendjes se është për të ardhur keq te shpenzosh shuma marramendëse dhe nuk arrin të shkosh as në Europë”.

Keni akoma te njejtin mendim qe gazetarja Anila Basha dhe shume te tjerë rreth presidentit kanë ngrëne supën e hélmuar qe péngojne Tiranen e madhe që duan te gjithë tifozat bardheblu?

“Unë mendimet nuk i kam për një orë ose për një ditë, por e kam thënë dhe e them që e keqja e Tiranës janë pjesë më e madhe e atyre që e rrethojnë Refik Halilin se nuk kanë lidhje me atë klub. Ata mendojnë se ku ta rrjépin presidentin gjithnjë e më shumë. Një pyetje u bëj unë atyre: Po si ka mundësi të harxhosh me shume se 1 milion euro dhe nuk arrin dot Europën? Do duhet libër tu shkruash këtyre zullùmqaréve qe shohin vetëm ku të zhvàtin. Unë gjej rastin ti bëj një apel presidentit të nderuar: Rido, Tirona do ato njerëz qe nuk duhet të bëjnë qejfin ty me shprehjet tipike servile ‘PO shef’, por ato qe punojnë dhe duan atë fanellë dhe atë klub”.

EKSKLUZIVE/ Saimir Patushi: 2001-shi me Vllazninë, është viti më i çmendur  i jetës time | SHKODRA SPORT

Keni luajtur edhe në Shkodër me Vllazninë dhe u shpallët kampion, na thoni dy fjalë edhe për të ndjerin Myftar Çela?

“Respekt për të ndjerin Mytar Çela. Ai ishte tifoz i madh dhe mbi të gjitha njeri i madh. Është për të ardhur keq që u nda nga jete shume shpejt sepse me të vërtetë ai ishte unik dhe i papërsëritshëm si për Shkodren ashtu edhe për futbollin shqiptar. Mbase zoti e deshti pranë, unë nuk gjejë fjalë por vetëm respekt dhe mirënjohje për të”.

Me ke jeni tifoz në arenën ndërkombëtare?

“Unë jam tifoz i Realit të Madridit dhe shpresoj me ardhjen e Ancelottit të rikthemi aty ku e kemi vendin”.

Planet e Patushit për të ardhmen?

“Unë nuk jam përson që bëk plane por Zoti na ndihmoftë”.

Patushi: UEFA-n e kap ai që gabon më pak, të luash në stadiume bosh  çmenduri - Bota Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *