• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

HERONJTË KUQEZI/ Rrugëtimi i Kombëtares drejt Euro 2016…

Byadmin

Jun 3, 2021

Viti 2016 është viti më i veçantë për botën e futbollit shqiptar. Shqipëria u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në finalet e Europianit “Francë 2016”. Kombëtarja jonë na bëri krenarë gjithë shqiptarët në gjithë botën. Ajo na dha emocione të forta sepse për herë të parë valëvitej flamuri ynë kuq e zi në një kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.

Rrugëtimi:

Rruga drejt suksesit nuk ishte e lehtë për djemtë tanë kuq e zi. Shorti i eleminatorëve i vendosi në grupin e I kualifikues. Dhë çfarë grupi…I përbërë nga nga pesë skuadra: Portugalia, Danimarka, Serbia, Armenia dhe Shqipëria.

Gjithashtu edhe Franca ishte pjesë por ishte e kualifikuar automatikisht duke qenë që ishte organizatorja e UEFA EURO 2016. Ajo zhvillonte miqësore me ekipet respektive të cilat ishin më shumë për statistike dhe për të ruajtur formën sportive të lojtarëve.

Grupi I kishte dy element interesant për kombëtaren tonë:

1. Ishte një grup relativisht i vështirë sepse Portugalia, Danimarka, Serbia kishin ekipe shumë të forta dhe në to luanin lojtarë shumë cilësor që ishin yjet më të rëndësishëm të klubeve ku ato luanin.

2. Ky grup vuri për ballë Shqipërinë dhe Serbinë. Do luhej derbi i ballkanit dhe aludohej   që mund të kishte probleme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke qenë që në kombëtaren tonë luanin disa lojtarë shqiptarë të Kosovës.

Këto eliminatore do i kishin të gjitha brenda: Fitoret, disfatat, spektaklin, grindën , ràcizmin, përplasjet, dhunën, padrejtësitë, drejtësitë dhe në fund gjënë më të rëndësishme, Suksesin , suksesin e Kombëtares tonë. Lajmi i Shqipërisë bëri bujë në media sepse arriti të kualifikohej për herë të parë sepse ajo çfarë bëri diferencën ishte grupi i lojtarëve.

Kombëtarja jonë nuk kishte yje të nivelit ndërkombëtar por ato e kishin ‘yllin ne ballë’ sepse vendosën aftësitë e tyre individuale në shërbim të ekipit, perfeksionuan në mënyrë perfekte skemat dhe taktikat e trajnerit, De Biazi, italianit të natyralizuar shqiptar, dhe luajtën me zemër në gjitha ndeshjet duke dhënë maksimum dhe duke luajtur si një trup i vetëm. Ato, çunat që arritën të na kualifikojnë në EURO FRANCE 2016 fituan sepse ishin grupi më i mirë.

Por vlen të theksohet se në krye ishte dhe Gianni de Biazi i cili i tregoi botës që mund të kualifikohesh në kompeticione të rëndësishme edhe duke mos pasur yje ndërkombëtar në ekip por duke pasur lojtarë profesionist, bashkëpunues dhe mbi të gjitha, lojtarë të etur për sukses të cilët e kishin Shqipërinë tonë mbi gjithçka dhe donin më çdo sakrificë që flamuri ynë kuq e zi të valëvitej në Europianin e Francës me më të mirat e Evropës.

Ndeshje e Kombëtares tonë:

Shqipëria i fillonte Eleminatorët kundër kundërshtarit më favorit të grupit, Portugalisë. Ndeshja zhvillohej më 7 shtator 2014.Favoritët kryesorë ishin luzitanët të cilët për më tepër luanin dhe në shtëpinë e tyre.

Shqiperi - Portugali, fillon shitja e biletave - FSHF

Mrekullitë ekzistojnë dhe mrekullinë e bëri kombëtarja jonë. Ajo mund Portugalinë 0-1 dhe golin e shënon shkodrani, Bekim Balaj.

Gol i mrekullueshëm  i realizuar në mënyrë perfekte nga ai. Në Portugali ka heshtje sepse një ekip i vogël i ka mundur ato në vendin e tyre.

Filloi kështu në mënyrën më të mirë, me fitore rruga e vështirë por e bukur drejt suksesit final , kualifikimit për në Francë 2016.

Ndeshja e dytë luhej me datë 11 tetor 2014 në Elbasan Arena kundër ekipit të Danimarkës. Nordikët ishin favoritë në letër por dhe një herë Shqipëria tregon që është momenti i saj.

Half-Time Report: Ermir Lenjani gives Albania shock lead

Shënon Lenjani për Kuqezinjtë, 1-0. Një lojë e mirë e ekipit tonë por në fund Danimarka barazon dhe ndeshja përfundon 1-1. Shqipëria ka zhvilluar 2 ndeshje kundër dy ‘kundërshtarëve’ direkt ku numëron 4 pikë. Ekipi ka vetëbesim dhe është optimist që është koha e tyre.

Ndeshja e tretë zhvillohet me 14 tetor 2014. Është pikërisht përballja me Serbinë. Derbi i Ballkanit. Ndeshja e parë do luhej në Beograd. E gjithë bota e dinte që kjo nuk ishte vetëm një ndeshje futbolli. Dihej historia dhe konfliktet që Shqipëria kishte pasur me vendin fqinj, për më tepër që në ekipin tonë lojtarët shqiptarë të Kosovës ishin një pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Lojtarët shqiptarë të Kosovës do luanin në Beograd , kundër Serbisë , vendit që kishte qenë shkaktarja kryesore që familjet e tyre ishin larguar nga Mëmëdheu. Ato luanin ndeshjen ‘e jetës’ dhe këtë ndeshje e ndjenin më shumë se lojtarët shqiptarë të Shqipërisë.

Police arrest man behind ′Greater Albania′ drone stunt ahead of Serbia  match | News | DW | 07.10.2015

Lojtarët porsa mbërritën në Serbi u vendosën në forca të rrepta sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm. Që me  hyrjen e tyre në stadium ato u përballën me sharje dhe fyerje në kor nga tifozëria vendase. Shihej qartë që vetëm ndeshje futbolli nuk ishte.

Por futbollistët tanë nuk u demoralizuan sepse ishin përgatitur mirë si fizikisht dhe psíkologjíkisht sepse ishte ndeshje e cila e kapërcente futbollin. Ato nisën lojën dhe arritën të prodhojnë dy raste shënimi por që nuk u finalizuan. Tifozëria serbe po révoltohej nga loja e mirë e kombëtares tonë dhe fillon hedhjen e físhekzjàrrëve, objekteve të ndryshme në fushë.

Arbitri anglez Atkinson vendosë të ndérprésë ndeshjen për arsye sigurie. Teksa loja ishte e ndalur papritur diçka shfaqet në qiellin e Beogradit. Në fillim nuk kuptohet mirë por pastaj kuptohet gjithçka.

An Epic Conflict Is Helping My Trivial Pursuits | Balkan Insight

Është flamuri i Shqipërisë etnike së bashku me dy baballarët e kombit, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin të cilët valëviten ne qiell me anë të një droni. Ky i fundit fluturon mbi kokat e tifozërisë serbe dhe ulet në qendër të fushës ku një lojtar serb tenton ta heqë por aty del në pah trimëria e lojtarëve tanë.

Bekim Balaj rrémben flamurin dhe e mbron atë. Një tifoz serb i ardhur nga jashtë futet dhe me një stol ténton të gòdasë Balajn tonë por aty shfaqet Loriku, ‘lùftëtari’ ynë i cili e plàs tifozin serb në tokë duke i dhënë grùshta pa ndalje. Afrohen dhe lojtarët e tjerë të kombëtares si Lila , Xhaka të cilët tregojnë një trímëri të paparë. Ekipi ynë mblidhet dhe bëhet një trup i vetëm.

Duke parë atë çfarë po ndodhte në fushë ateherë arbitri Atkinson ndërpret ndeshjen dhe urdhëron që ekipit të dalin nga fusha e blertë dhe tu drejtohen dhomave të veshjes.

Ndeshja me Serbinë, Arbitrazhi Sportiv: Shqipëria fiton! Merr 3 pikët -  Balkanweb.com - News24

Lojtarët tanë përballen me një lumë objektesh të hédhura në drejtim të tyre madje disa dhe goditen duke hyrë ne tunel. I vetmi lojtar i cili del në fund nga fusha është Taulant Xhaka. Futbollistët tonë nuk kishin fríkë. Ato rrezíkuan jetën e tyre për të mbrojtur flamurin e Shqipërisë etnike dhe simbolet tona kombëtare.

Në dhomat e zhvéshjeve lojtarët ishin më të sigurtë dhe ata marrin vendim të mos dalin në fushën e blertë sepse rrezikohej jeta e tyre seriozisht. Përveç Zotit nuk i mbronte kush tjetër. Atkinson mbyll lojën dhe mban shënimet përkatëse për mbarëvajtjen e takimit.

Lojtarët tonë udhëtojnë drejt Shqipërisë pas një ‘férri’ të përjetuar në Beograd. Rruga e vetme e duhur ishte kërkimi i fitores në tavolinë 3-0 për kombëtaren tonë. Federata Shqiptare e çoi ndeshjen në instancat përkatëse por dy herë ndeshja u dha në favor të Serbisë.

Ishte CAS-i, gjykata më e lartë sportive dhe e vetmja ku vendi ynë kishte besim se mund të gjente drejtësi. Dhe drejtësia vonoi por erdhi. CAS-i vendosi në favor tonë dhe ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërise u mbyll në favorin tonë 0-3.

Por ajo çfarë i bëntë kurioz shqiptarët ishte se kush e ngriti dronin me flmurin e Shqipërisë Etnike mes Beogradit. Shumë aludime u bënë nga mediat serbe dhe shqiptare por gjithhshka u mor vesh. Droni ishte ngrítur nga trími, Ballist Morina i cili me gjéstin që bëri bëri krenar miliona shqiptar kudo në botë.

Ai pas disa viteve do rrëfente në menyrë të hollësishme sesi e kishte ideuar, pregatitur planin dhe si e kishte vënë në zbatim atë. Një veprim i cili mbeti në histori.

Highlights: Albania 2-1 Armenia

Pas ndeshjes me Serbinë, Kombëtarja Kuqezi do zhvillonte ndeshjen kundër Armenisë me 15 mars 2015. Ndeshja përfundoi në me fitoren e ekipit tonë me rezultatin 2-1, ku golat u shënuan nga Mevraj dhe Gashi.

Kombëtarja i mbylli në mënyrën më të mirë ndeshjet e para ku arriti të grumbullojë 10 pikë të cilat ishin shumë të vlefshme për kualifikomin tonë direkt për në finalet e EURO FRANCE 2016.

Pas ecurisë pozitive kombëtarja jonë zhvilloi dhe takimet e dyta respektive.

Denmark, Albania draw 0-0 in European qualifier - The San Diego  Union-Tribune

Më 4 shtator 2015 kombëtarja jonë do udhëtonte në Kopenhagen ku do merrte një barazim 0-0 kundër Danimarkës, rezultat të vlefshëm për ecurinë pozitive.

Pastaj do vinin dy humbje për ekipin tonë, respektivisht në ndeshjen e 7 shtatorit 2015, 0-1 me Portugalinë dhe në ndeshjen e 8 tetorit 2015 kundër Serbisë me rezultatin 0-2.

Dy humbjet radhazi ndikuan pak negativisht në ambientin kuqezi por nuk e zbehën besimin dhe qëllimin kuqezi por e rritën edhe më shumë atë.

Serbia 2-0 Win Knocks Albanian Euro 2016 Dream | Balkan Insight

Ishte dhe një ndeshje. 90-minutëshi më i rëndësishëm i lojtarëve tonë sepse ishin vetë një hap larg drejt ëndrrës, ëndrrës për ta kualifikuar vendin tonë, Shqipërinë për herë të parë në finalet e Kampionatit Europian Francë 2016.

 Ndeshja e fundit luhej në kryeqytetin Yerevan, dhe ne do përballeshim me Armeninë. Qëllimi ishte i qartë. Trajneri De Biazi vendos në lojë një formacion sulmues sepse qëllimi i vetëm ishte fitorja.

Ai e përgatiti ndeshjen në mënyrën më perfekte dhe gjithçka shkoi shumë mirë, skemat funksionuan, lojtarët dhanë maksimumin duke zhvilluar ndeshje perfekte.  Kombëtarja jonë fitoi 3-0. Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Europian.

Golat u shënuan nga Gjimshiti, Sadiku dhe një autogol erdhi nga një lojtar armen.

Golin e fundit e shënoi sulmuesi Armando Sadiku. Aty lojtarët e kuptuan që e fituan lojën dhe asgjë nuk kishtë me dyshime. Ne ishim në finalet e Europianit.

Festa nisi që pas golit të tretë dhe vazhdoi gjersa futbollistet bënë turin e kualifikimit në kryeqytet duke festuar me tifozët mbarë shqiptar në sheshin Skënderbej.

No description available.

Lojtarët tonë të cilët ishin pjesë e Kombëtares dhe kontribuan duke luajtur në formacion ose duke ardhur nga stoli janë heronj.

Janë heronj sepse ishin ekipi me i nënvlerësuar por arritën me lojën e grupit dhe me një timonier si Giani de Biazzi të dilnin në vendin e dytë të grupit dhe të grumbullonin 14 pikë duke u kualifikuar direk pas Portugalisë. Ekipi ynë la pas Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.

Vlen të theksohet se Shqipëria zhvilloi dhe dy ndeshje miqësore me ekipin organizator të Europianit, Francën ku takimi i zhvilluar në vendin tonë përfundoi me rezultatin 1-0 me supergolin e Ergys Kaçes kurse ndeshja  në Francë përfundoi me rezultatin 1-1 ku të parët shënuam në me mbrojtsin vigan Mërgim Mavraj.  Ekipi dhe ndaj Francës zhvilloi lojë të kënaqshme dhe u pa se ky ekip premtonte, premtonte shumë dhe ishin ideuar, stërvitur dhe përgatitur për sukses.

No description available.

Eliminatoret mbaruan, Shqipëria u kualifikua për në finalet e Europianit, Francë 2016 me meritën e saj, zhgënjeu gjithë skeptikët dhe ato që nuk e donin kombëtaren tonë në Europian dhe me bukura dhe me e mrekullueshmja, AJO GËZOI NJË KOMB, GËZOI NJË KOMB TË TËRË, MILIONA SHQIPTAR BRENDA DHE JASHTË DHE IU PROVUAN BOTËS QË NDONJËHERË NUK TË DUHEN YJET PËR TË FITUAR POR DUHET ZEMRA, STERVITJA DHE MË E RËNDËSISHMJA GRUPI, BASHKIMI I TË GJITHËVE NJË NJË TRUP TË VETËM , ASHTU SIÇ ISHTE DHE POROSIA E HEROIT TONË KOMBËTAR, SKËNDERBEUT.

Çunat tanë bënë historinë dhe shkruan emrin e tyre me gërma të në Epitafin e sportit shqiptar.

Ne, populli shqiptar përkulemi më respet për veprën e futbollistëve tanë, trajnerit de Biazi dhe gjithë stafit të kombëtares.

Kemi dëgjuar teori që Federatën e mbajtën vetëm këmbët e futbollistëve por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ishte kjo Federatë me në krye strategun Armand Duka që zgjodhi një trajner me mentalitet fituesi për të drejtuar Kombëtaren dhe po kjo Federatë i dha besimin dhe mbështetjen duke i zgjatur kontratën De Biazit, sepse ishim të bindur në punën e tij. Ishte FSHF-ja që krijoi kushtet e duhura për të punuar De Biazi dhe djemtë e Kombëtares.

Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, po e themi hapur, në qoftë se Federata jonë nuk do kishte arritur këtë nivel imazhi, pjekurie, profesionalizmi lobimesh ndërkombëtare, por edhe personale gjatë këtyre viteve, mos ju duket çudi që edhe vendimi i arbitrazhit në rastin e ndeshjes me Serbinë të ishte ndryshe.

Kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk e kishte të drejtën e Zotit me vete, por në organizmat botërorë të futbollit, ashtu si edhe në botën e politikës, vendet e vogla e kanë pësuar shumë herë nga padrejtësi dhe arroganca. Kjo ishte arritje e Federatës, por edhe arritje personale e presidentit të FSHF-së, Armand Duka i cili arriti të plotësonte të gjithë ‘puzzle’ që të bëhej realitet një ëndërr: SHQIPËRIA NË EURO2016!

 Edhe pse do kalojnë vite e vite suksesi i kualifikimit në Europianin, Francë 2016 do mbetet gjithmonë i freskët dhe kujtimet e rrugës së kombëtares sonë drejt kualifikimit do mbesin gjithmonë në memorien e çdo shqiptari.

Të shpresojmë në suksese te tjera të kombëtares tonë, Shqipërisë në nivele ndërkombëtare objektivi tjetër të jenë, finalet e  Botërorit, Katar 2022.

P.S Falënderojmë çdo lojtar që kontribuoi për ngjyrat kuqezi gjatë periudhës 2014-2016 dhe bënë të mundur këtë sukses HISTORIK!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *