• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Ferencvaroshi tenton yllin e Tiranës! (FOTO)

Byadmin

Jun 3, 2021

Marsel Ismajlgeci është njëri nga lojtarët në qendër të merkatos. Pas Gentit dhe Cercle Bruzhit është radha e Ferencvaroshit që kërkon shërbimet e mbrojtësit të Tiranës.

Menaxherët e klubit hungarez kanë qenë në Tiranë në sfidën mes Tiranës dhe Partizanit dhe kanë parë nga afër lojtarin. Skuadra kampione e Hungarisë, me shumë mundësi është shumë pranë transferimit të lojtarit të Tiranës.

Nga ana tjetër bardheblutë për këtë transferim janë të gatshëm, ndërsa bisedimet nisin nga 400-500 mijë euro mijë euro. Me sa kuptohet, hungarezët pas paraqitjeve të Uzunit që u përfshi në formacionin e vitit në Hungari, e konsiderojnë tregun shqiptar nga më të mirët për të thithur lojtarë me vlerë.

Një ofertë tunduese dhe dy afrime të bujshme, lëvizje te Tirana e Partizani  - Abc News

OFERTAT – Për Ismajlgecin ka shumë oferta. Njëra madje, ka qenë një ofertë e çmendur e ardhur nga Turqia. Disa menaxherë ishin gati për të kryer një transferim, prej të cilit Tirana do të fitonte 700 mijë euro. Gjithsesi, në momentin e fundit gjithçka ra poshtë.

Nga ana tjetër, Gent e Cercle Bruzh janë dy nga skuadrat e mëdha që interesohen për të blerë Marsel Ismajlgecin. Për momentin, nuk ka një shifër të saktë për lojtarin se sa kanë ofruar belgët, por ajo rrotullohet te 350 mijë euro. Veç skuadrës belge, janë shumë ekipe të tjera që duan shërbimet e lojtarit të Tiranës, duke filluar që nga Ukraina, Kroacia e deri në Turqi.

Vlera e kartonit të lojtarit është 325 mijë euro në “Transfermarkt”, por paraqitjet e tij po ia shtojnë çdo ditë çmimin e kartonit. Lojtari bardheblu po tregon gjithë arsenalin e tij sportiv në fushë.

Rrufe në qiell të hapur, FIFA bllokon merkaton e Tiranës

SEZONI – Djaloshi që luan në krahun e majtë, herë si mbrojtës dhe herë si sulmues ka shënuar pesë gola, një në Champions ndaj Dinamos së Tbilisit.

Nuk ka mbaruar me kaq. Marseli, për ata që nuk e dinë, këtë sezon është njeriu asist te Tirana, pasi ka nxjerrë tetë herë para porte për të shënuar shokët e ekipit.

Shkurt, një lojtar i cili jep asist dhe prodhon gola. Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë. Në këmbët e tij, 33 takime dhe më shumë se 2748 minuta lojë.

NUK MUND TA PËRSHKRUAJ KËTË NDJENJË”/ Ismajlgeci: Titullar me Tiranën  pastaj Kombëtaren – AlpeSport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *