• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Vllaznia rrémben një tjetër Kupë Shqipërie…këtë herë nga ekipi i femrave!

Byadmin

Jun 2, 2021

Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar ditën e sotme ceremoninë e dorëzimit të trofeut të Kupës së Shqipërisë për femra.

Në finalen e edicionit të 12-të të Kupës së Shqipërisë kishin dalë dy ekipe, Vllaznia dhe ekipi i Apolonisë. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë të gjithë opinionin publik se ishin marrë të gjitha masat që kjo ceremoni të zhvillohej me të gjitha kushtet, që nga organizimi i ndeshjes, në zhvillimin e finales në stadiumin kombëtar “Air Albania”, e deri te transmetimi i sfidës në Radio Televizionin Shqiptar

Ekipi i Vllaznisë u paraqit në stadiumin “Air Albania”, duke qenë korrekte me rregulloren e lojës, ndërsa ekipi i Apolonisë, pa sjellë asnjë njoftim zyrtar mbi arsyet se pse nuk mund të jetë e pranishme, nuk u paraqit në ndeshje.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se do të dalë me një qendrim zyrtar sa i përket kësaj finaleje sapo dokumentacioni zyrtar të merret në shqyrtim nga organet kompetente në FSHF.

Federata e Futbollit organizoi ceremoninë e dorëzimit të trofeut të Kupës së 8-te te Shqipërisë.

Medaljet dhe Kupa iu dorëzuan vajzave të Vllaznisë nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Vasil Bici.

Për të tetin vit rradhazi Vllaznia e fiton këtë trofe të rëndësishëm të futbollit të femrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *