• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

Pikantet e finales së Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia!

Byadmin

Jun 2, 2021

“Panorama Sport” ju sjell pikantet dhe ato çfarë nuk u panë në finalen e Kupës që u zhvillua me tifozë në “Air Albania”:

* Finalja e Kupë së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia, zyrtarisht ka kthyer tifozët në stadiumet shqiptare, ku hyrja u krye me biletë. Pak para fillimit të ndeshjes, autoritetet shtetërore lejuan që takimin ta ndiqnin rreth 1 mijë tifozë. Spektatorët e pranishëm u pozicionuan në të katra tribunat, ku peshën më të madhe e mbante ajo kryesorja. Të pranishëm në këtë finale ishim afro tre mijë veta, ku mbizotëronin shkodranët. Prania e tifozëve i dha atmosferë dhe bukuri ndeshjes. Hyrja e tifozëve në stadium me biletë ka vijuar deri në minutën e 25-të të ndeshjes.

* Pandemia vazhdon akoma, por në këtë ndeshje, ndonëse kishte prani tifozësh, njerëzit që mbanin maskë mbrojtëse ishin të paktë. * Drejtuesit e Vllaznisë ishin të parët që arritën në stadium dhe të shumtë në numër të udhëhequr nga kryebashkiakja, Voltana Ademi, e cila është gëzuar pa masë kur ka parë në stadium yllin e muzikës popullore shkodrane, Bujar Qamili, që vjen pas kalimit të një sëmundjeje. Madje, Ademi u çua nga vendi i saj dhe shkoi e përqafoi këngëtarin. Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka mbërritur në stadium 10 minuta para fillimit të ndeshjes.

Nga pjesëmarrja e 1 mijë tifozëve tek festa dhe leksioni i qytetarisë së  shkodranëve, ja pikantet e finales Skënderbeu-Vllaznia

* Të pranishëm në stadium ishin shumë drejtues të klubeve të tjera shqiptare, ish-futbollistë të kombëtares me në krye Edvin Muaratin, ish-drejtues dhe sportistë të Vllaznisë, personazhe të artit, si dhe futbollistë shqiptarë që luajnë në Kosovë dhe Maqedoni.

* Minuta e dytë. Goditje këndi për Vllazninë. Adili dhe Zguro kapen me duar në zonë, ndërkohë ndërhyn arbitri Xhaja dhe i këshillon.

* Minuta 35. Adili dëmtohet dhe del jashtë fushës për të marrë ndihmën mjekësore. Trajneri Brdariç thërret Krymin dhe i kërkon që të zërë vendin e Adilit në qendër të mbrojtjes.

Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë - Rilindja Demokratike

* Gjyqtari i katërt Rejdi Avdo ka pasur shumë punë gjatë ndeshjes, pasi i është dashur të “markojë” shpesh trajnerin e Vllaznisë, Tomas Brdariç, pasi sa herë ndërhynin stafet mjekësore, tekniku gjerman kalonte vijën anësore duke hyrë në fushë për të udhëzuar lojtarët e tij. Të dy trajnerët, Brdariç-Memelli, kanë qenë impulsivë në drejtim gjatë ndeshjes, por më shumë “timonieri” i Vllaznisë.

* Pas përfundimit të pjesës së parë, kur lojtarët po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes, një tifoz ofendon në distancë Vangjel Zguron, i cili me gjeste dhe ofendime ia kthen. Ofendimet nga tifozët shkodranë për mbrojtësin e Skënderbeut vijuan edhe në pjesën e dytë.

* Në përfundim të pjesës së parë, kur lojtarët po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Taipi i Skënderbeut foli për “SuperSport”. Në këtë moment kaloi Adili dhe e puthi lojtarin në kokë.

The cup goes to Shkodra, Vllaznia will play in the Europa League - Sport

* Minuta 68. Pusi i kërkon llogari Mensahut për shpérdorimin e një rasti për gol. Më pas mundohet që të karikojë shokët e tij të ekipit.

* Mbrojtësi i Skënderbeut, Melos Bajrami, kishte harruar fanellën në dhomat e zhveshjes. Në momentin që i kërkohet të futet në fushë (minuta e 75-të), ai habitet dhe më pas shkon me nxitim për të marrë.

* Minuta 78. Taipi merr përsipër të gjuajë një top nga këndi duke përdorur një hile, pasi e vendosi topin jashtë zonës përkatëse. Tifozët shkodranë bërtasin dhe u tërheqin vëmendjen gjyqtarëve dhe Xhaja e urdhëron mesfushorin që ta vendosë topin në vendin e caktuar.

Fund i lumtur, Vllaznia mbyll sezonin me trofe, Shkodra feston Kupën e  Shqipërisë - Balkanweb.com - News24

* Minuta 85. Portieri Zogiviç gabon duke u dhënë korçarëve një mundësi për të gjuajtur nga këndi. Malazezi inatoset me veten, por Adili shkon dhe e përkrah, në mënyrë që portieri të mos e ketë mendjen aty.

* Vërshëllima përfundimtare ka bërë që stadiumi të shpértheéjë në festë, ku përqafimet e shkodranëve nuk kanë kufi, si në fushë dhe tribuna.

* Leksion qytetarie, Vllaznia bën tunel parakalimi për Skënderbeun, pasi e mundi në finalen e Kupës së Shqipërisë. Një gjest i rrallë, që nuk jemi mësuar ta shikojmë shpesh në ndeshjet e futbollit shqiptar, sidomos kur bëhet fjalë për një finale.

* Gëzimi i tifozëve shkodranë në përfundim të finales ka qenë legjitim dhe i gjithë stadiumin “Air Albania” ishte në pushtetin e tyre. Madje, kishte edhe ata, mbështetës të brezit të ri që thonin: “Më në fund e pashë edhe unë një Kupë të Vllaznisë. Në çdo pjesë të stadiumit edhe në parking, kishte festë.

* Kryebashkiakja Ademi ka qenë ndër më të lakmuarit për të pranishmit, të cilët bënë foto me të parën e qytetit të tyre. Festa ka vijuar edhe në rrugën e kryeqytetit për t’u zhvendosur më vonë në qytetin ku Vllaznia konsiderohet “dashni”, Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *