• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Pas Çinarit një tjetër lojtar i Partizanit drejt Turqisë (DETAJET)

Byadmin

Jun 2, 2021

Flitet sërish për merkato në dalje te Partizani. Samsunspor thuhet se ka arritur një akord me mesfushorin e “demave”, Esat Malën.

Ekipi turk është i interesuar për Malën, i cili ishte gjithashtu në radarin e ekipit tjetër turk, Gallatasaraji, sezonin e kaluar.

Mesfushori 22-vjeçar duket se do të ndjekë hapat e Erald Çinarit, për t’u transferuar te Samsunspori.

Mala luajti 35 ndeshje me Partizanin këtë sezon, shënoi 4 herë dhe kontribuoi në 8 gola në total, duke asistuar 4 gola të tjerë.

Mediat turke raportojnë se Samsunspori ka rënë dakord në parim me Malën për një kontratë, por ende nuk ka pasur ndonjë firmë.

Kujtojmë se Mala është gati për të rinovuar te Partizani, edhe me të njëjtën pagë që ka aktualisht (rreth 5 mijë euro), por kushti i vetëm është që të mos luajë më si mbrojtës i djathtë, po në rolin e tij natyral në mesfushë ose në krahët e sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *