• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Kombëtarja teston dy skema ndaj Uellsit, ja formacioni i mundshëm (FOTO)

Byadmin

Jun 2, 2021

Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore përballë skuadrave pjesëmarrëse në “Euro 2020”. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Edi Reja shkojnë në këto dy sfida me shumë ndryshime që nga hera e parë kur trajneri prezantoi listën e të grumbulluarve. Ditën e fundit para nisjes drejt Uellsit, ka pasur një tjetër dëmtim. Odise Roshi nuk ia ka dalë që të jetë i gatshëm.

KRAHËT

Pas Elseid Hysajt, edhe Odise Roshi nuk ia del që të jetë i gatshëm, për shkak të një dëmtimi fizik që e ka detyruar të mos udhëtojë drejt Uellsit dhe më pas Çekisë. Kësisoj, linja e djathtë do të jetë barrë vetëm për Albi Dokën, në rolin e tij natyral, i cili vjen pas një sezoni pozitiv në Kroaci.

Trajneri Reja mund të bëjë përshtatje me lojtarët që ka dhe, nisur nga deklarata e tij para mediave në Durrës, pritet që kuqezinjtë të jenë “pasqyrë” me Uellsin që luan përgjithësisht me skemën 3-4-3. Në këtë mënyrë, mund të ketë edhe ndryshime, ashtu siç edhe ndaj Çekisë e cila pritet të vendoset me 4-2-3-1 dhe kuqezinjtë të mund t’u përgjigjen në fushë me të njëjtën vendosje.

May be an image of 1 person, standing, playing a sport and grass

PËRGATITJET

Shqipëria ka lënë Durrësin dje dhe ka udhëtuar drejt Uellsit. Kuqezinjtë kanë nisur të kryejnë atje përgatitje kryesisht taktike dhe pa ngarkesë, duke lënë në vendin tonë stërvitjet me pak ngarkesë në rolin e një minifaze përgatitore. Lojtarët vijnë pas një sezoni të gjatë, ndaj edhe ngarkesa stërvitore po u jepet me kujdes nga stafi.

SKEMA

Nisur nga deklarata e trajnerit Reja, në këto dy miqësore Shqipëria mund të testojë edhe skema të ndryshme nga ajo standarde 3-5-2. Absolutisht, pa bërë eksperimente rrënjësore. Kësisoj, pritet që në portë të jetë Selmani dhe përpara tij treshja Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla.

Nga krahët, Doka në të djathtë dhe Lenjani ose Trashi në të majtë dhe në qendër Bare e Ramadani ose Abrashi për të formuar skemën 3-4-3. Në sulm, me Cikalleshin në krye, pritet që nga krahët të vendosen Manaj dhe një mes Seferit e Çekiçit.

No description available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *