• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

E papritur! Brdaric lë Vlazninë, do largohet drejt…

Byadmin

Jun 2, 2021

Një lajm i papritur ka mbërritur këtë mbrëmje. Kur të gjithë prisnin që stafi teknik dhe drejtuesit e Vllaznisë të mbeteshin të paprekur për të synuar një tjetër sukses sezonin e ardhshëm, në Kosovë na tregojnë të kundërtën.

“Indeksonline“ raporton se Ballkani ka arritur akordin me Tomas Brdariç për të qenë trajneri i tyre në edicionin 2021/22.

Media në fjalë e bën fakt të kryer këtë marrëveshje dhe se zyrtarizimi do të vijë së shpejti. Madje zbulojnë edhe pagën e trajnerit 46-vjeçar, që sipas “Indeksonline“ do të përfitojë 7 mijë euro në muaj.

Klubi nga Suhareka ka vepruar shpejt duke arritur akordin me teknikun që i dhuroi Vllaznisë Kupën e Shqipërisë dhe i shpalli ata nënkampion. Akordi është gjetur dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Brdaric ka një karrierë të madhe si trajner, pasi ka qenë pjesë e skuadrave, si: Union Solingen, Wolfsburg ll, Steinbach, KF Shkëndija, Rot-Weis Erfurt dhe Vllaznia.

Si futbollist gjermani me prejardhje nga Kroacia, luajti te klubet e njohura, si: Stuttgart, Dusseldorf, Fortuna Koln, Bayer Leverkusen dhe Hannover 96

80 mijë euro në vit: Kjo pritet të jetë paga e Thomas Brdaric te Ballkani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *