• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Cristiano Ronaldo surprizon: Goli më i bukur në karrierë? Ndaj Juves! Ndeshja e preferuar? Ndaj Juves!

Byadmin

Jun 2, 2021

Përveç marrëveshjeve tashmë thelbësore me kompani të llojeve të ndryshme, Cristiano Ronaldo kohët e fundit shtoi atë me LiveScore. Për këtë rast, ai u pyet se cilat janë ndeshjet dhe golat e tij të preferuar në karrierën e tij të jashtëzakonshme:

“Duke qenë se kam luajtur mirë në shumë ndeshje, është e vështirë të zgjedhësh një. Do të filloja me një nga ato në të cilat shënova shumë gola, si hat-trick me Portugalinë kundër Spanjës në Kupën e Botës 2018

. Dhe pastaj mbaj mend shumë mirë finalet e fituara, si ajo e Champions League 2017 me Real Madrid, kundër ekipit tim aktual, Juventus. Shënova dopietë! “

“Siç e dini, kam shënuar gjithsej 777 gola në karrierën time. Dhe fatkeqësisht më duhet të përmend edhe një herë me keqardhje Juven kur luaja për Real-in: roveshata në çerekfinalet e Champions League në 2018, kundër mikut tim të madh Gigi Buffon.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *