• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

Bare: 2 miqësore që vlejnë shumë! Cikalleshi: S’ka miqësore me Kombëtaren!

Byadmin

Jun 2, 2021

Keidi Bare ishte një nga futbollistët e kombëtares shqiptare që dolën në konferencë për shtyp, mesditën e kësaj të mërkure nga Uellsi. Mesfushori i Espanyolit foli për 2 miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, për zgjedhjet e trajnerit, për mundësitë që kanë kuqezinjtë për t’u kualifikuar në Botëror si dhe për të ardhmen e tij te Espanyoli.

“Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për ne, pasi në shtator kemi dy ndeshje akoma më të rëndësishme dhe do provojmë veten tonë në këto dy ndeshje. Për mesfushën, jemi lojtarë shumë të rinj, pavarësisht se në këtë grumbullim kemi mungesa. Jam i bindur se i gjithë ekipi do japi maksimumin ën fushë, siç ka bërë edhe në stërvitje. Besoj se në këto ndeshje do tregojmë vlerat tona, për të arritur diçka të mirë. Shpresoj që në fushë të jemi të gjithë në nivel të lartë”.

Keidi Bare: Shumë lojtarë e ëndërrojnë La Ligan, unë jam pjesë e saj -  Telegrafi

“Pikësëpari edhe rezultati është shumë favorit në skuadër, pasi të jem moral të lartë, por dua të them që duhet të formojmë grupin, duhet të bëjmë ndeshje të mira. Në shtator na presin ndeshje të vështira. Do provohemi dhe t’ia arrijmë qëllimit të bëjmë mirë”.

“Përmirësim? Këto i di trajneri. Dua të them se të gjithë lojtarët japin maksimumin në fushë si në stërvitje ashtu dhe në ndeshje. Çdo lojtar në botë nuk është në maksimumin në këtë periudhë”.

“Kalimi te Espanyoli? Do doja shumë që të isha për shumë vite te Kombëtarja dhe të Espanyoli. Duhet të punoj fort të jem i fokusuar dhe t’i bëj gjërat mirë. Jam shumë më i pjekur, pasi shumë lojtarë më kanë ndihmuar shumë”.

“E ardhmja? Unë kam edhe 4 vite në kontratë dhe jam shumë i lumtur. Më kanë dhënë mbështetje dhe më duan shumë atje. Tani jam në La Liga, që e kam ëndërruar prej kohësh. Çdo lojtar e do këtë kampionat dhe unë e kam realizuar këtë”.

“Kualifikim me Shqipërinë? Asgjë nuk është e pamundur. Siç u arrit kualifikimi në Europian, pse të mos e arrijmë kualifikimin në Botërori. Do bëjmë të pamundurën për këtë”.

“Shënimi i golave? Sot lojtarët që shënojnë, janë lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Kjo nuk do të thotë gjë, pasi në fushë janë 11 vetë që luajnë. Do isha shumë i lumtur të vazhdojë të shënoj gola. Te ekipi im nuk luaj në të njëjtin pozicion siç jam këtu në Kombëtare. Këtu jam më afër portës.”, u shpreh Bare”.

Pas një fund sezoni për duartrokitje me fanellën e Konyaspor, Sokol Cikalleshi tashmë është përqëndruar te kombëtarja shqiptare. Nga Cardiffi në një konferencë për shtyp sulmuesi kavajas foli për rëndësinë që kanë sfidat ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke për Shqipërinë ndërsa komentoi edhe të ardhmen në nivel klubesh.

Ndeshja : ’’Duke parë sezonin e gjatë prej pandemisë dhe ndeshjet e ngjeshura ka qenë një sezon i gjatë për të gjithë, por tani ka kaluar dhe jemi fokusuar te ndeshjet e Kombëtares. Sigurisht që ne nuk i konsiderojmë si miqësore por ne do të provojmë veten përpara provës së zjarrit që kemi në shtator. Janë dy ekipe që kanë shkuar në Europian dhe janë të nivelit me kundërshtarët që kemi në grup. Ne do provojmë veten dhe bashke me trajnerin do mundohemi të bëjmë më të mirën’’.

Rëndësia: ‘’Ndodhemi në një moment delikat, vijmë nga Liga e Kombeve ku patëm një sukses dhe dolëm të parët tani kemi provën tjetër më të madhe. Tani jemi të fokusuar dhe nuk i cilësojmë si ndeshje miqësore’’.

Cikalleshi: Formacioni jo pronë e imja. E ardhmja? Iki nëse vjen ofertë më  e mirë - Abc News

Skema: ‘’Skemat i përkasin trajnerit ai e di më mirë dhe bë zgjedhjet më të mira në bazë të kontingjentin që ka. Skema jonë është 3-5-2 sepse kemi luajtur shumë ndeshje dhe ndaj Anglisë, nuk besoj se do të ketë shumë ndryshime por lojtarët duhet të japin më të mirën’’.

Rëndësia: ‘’Patjetër që çdo ndeshje është e rëndësishme pavarësisht kundërshtarit dhe rëndësisë së ndeshjes, për mua dhe çdo lojtar këto ndeshje janë shumë të rëndësishme, Sokoli dhe të tjerët janë të gatshëm dhe kur luajnë dhe ku nuk luajnë, Kombëtare nuk është vetëm kur luan. Un jam këtu gati, për të shënuar dhe për të ndihmuar skuadrën tani të shohim’’.

Kundërshtari: ‘’Nuk dua të them që Uellsi është skuadër e lehet, sepse është skuadër që ka shkuar në Europian dhe është në një nivel me kundërshtarët që do të kemi përballë në shtator. Për momentin ndodhet më lart se ne dhe jemi koshinet, por duhet të jemi të përqendruar. Përqendrimi dhe saktësia përballë këtyre kundërshtarëve na bënë neve më qëndrueshëm në vazhdim’’.

E ardhmja: ”Kam dhe një vit  kontratë me Konyaspor, kam mbyll një sezon të mirë, do ta respektoj kontratën deri në fund. Në qoftë se ka ndonjë opsion të mirë normal do ta shqyrtoj deri në fund, deri tani është herët për të folur për transferta, dua të bëj më të mirën me Kombëtaren, pastaj kemi disa pushime, por jam me këmbë në tokë, jam i qetë. Në momentin që vijnë gjëra më të mira do ta shqyrtoj patjetër’’.

Prag Uellsi/ Cikalleshi & Bare: Ndeshje me rëndësi të lartë, testojmë veten  se në çfarë niveli jemi - AZ Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *