• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Brdaric për pak sa nuk e pëson teksa feston me tifozët (VIDEO)

Byadmin

Jun 1, 2021

Gëzimi te Vllaznia dhe tifozët e saj pas fitimit të Kupës ishte i madh. Pas festës në kryeqytet, gjithçka u spostua për në Shkodër, aty ku lojtarët u pritën nga një numër i madh tifozësh.

Festë dhe emocione në rrugën e Shkodrës pas triumfit të skuadrës së Vllaznisë përballë Skënderbeut në ndeshjen finale për kupën e Shqipërisë.

Kjo festë ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, me tifozët që treguan edhe njëherë se sa shumë iu kishte munguar në trofe, pas disa viteve ku skuadra u përball me vështirësi të mëdha.

Pas mbërritën në Shkodër, lojtarët festuan me trofeun e Kupës, ku sezoni lojtar e ngriti atë përpara tifozëve. Në festë nuk mund të mungonte as arkitekti i kësaj arritje, Tomas Brdariç.

Ky i fundit ngriti gjithashtu trofeun para tifozëve, kur për një moment e pësoi keq, pasi për pak sa nuk u rrëzua, por e mbajtën personat e ekipit.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *