• Sun. Nov 21st, 2021

AL2

…është media jote

Sagës i erdhi fundi! Vllaznia shitet për 65 milionë lekë!

Byadmin

May 30, 2021

Vllaznia në mbyllje të këtij sezoni, ku pret të luaj edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ditën e hënë përball Skëndërbeut, pret të mësojë këto ditë zyrtarisht të presidentit të ri, Alban Xhaferi.

Si sponsori këtij sezoni të suksesshëm të skuadrës shkodrane, Xhaferi, i paraqitur në ankandin e hapur prej muajsh me firmat Albaphoto dhe Albasport, tashmë konsiderohet fitues me ofertën prej 65 milionësh lekësh të reja.

Aktualisht ankandi i hartuar në tre faza ka skualifikuar më parë për mungesë dokumentacioni dy ofertuesit e tjerë Joni 5 dhe Almiro Gurakuqi bashkë me Carpathia Shpk.

Vllaznia në ankand, Xhaferi: “Vonesat për shitjen e klubit, po më bëjnë të  dyshoj” – Dosja AL

Këta të fundit kanë dërguar një ankesë duke e konsideruar si gabim njerëzor mangësinë e dokumentacionit në dosje, por gjithçka duket të jetë rrëzuar përfundimisht ditën e premte.

Top Channel ka siguruar kthimin e përgjigjes ndaj këtij ofertuesi nga Bashkia Shkodër, ku në sqarimin e mungesës së një sërë dokumentacioni, mbyllet me përgjigjen:

“Ankesa e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik “Almiro Gurakuqi”, person fizik dhe “Carpatha” SH.P.K, nuk qëndron dhe në këto kushte nuk merret parasysh.”

Ankandi për shitjen e Vllaznisë, Bashkia Shkodër: Kishte 3 oferta,  rezultati…

Kjo i jep fund sagës disa mujore të pronësisë së Vllaznisë e cila i kalon sponsorit aktual, Alban Xhaferi me bashkimin e operatorëve ekonomik Albaphoto dhe Albasport.

Për këtë do të pritet edhe zyrtarizimi në ditët në vazhdim nëse nuk do të ketë ndonjë akimimim brenda 7 ditësh në Komisionin e Prokurimit Publik nga grupi ankimues që gjithsesi edhe në ofertën e tij financiare është më poshtë se sa shifra prej 65 milionë lekësh të reja që ka ofruar kompania e mbetur e vetme dhe rrjedhimisht fituese e pronësisë së klubit Vllaznia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *