• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Një ndeshje që vlen sa krejt sezoni! Tomori për rikthimin e madh, Kastrioti për të treguar sa vlen!

Byadmin

May 30, 2021

Kastrioti dhe Tomori luajnë ditën e sotme në orën 16:00, në stadiumin e Kamzës, fatet e sezonit.

Skuadra që arrin të triumfojë në këtë finale, do të sigurojë të drejtën e pjesëmarrjes në Kategorinë Superiore për edicionin e ri.

Krutanët e Ramadan Ndreut, janë të motivuar 100% për ta kaluar edhe këtë pengesë të fundit dhe për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Nga krahu në Berat ka optimizëm dhe shpresë për rikthimin e Tomorit në Superiore. Skuadra e drejtuar nga Sinella do të tentojë gjithçka për gjithçka, edhe pse Kastrioti është favorit në letër.

May be an image of text

Vlen të përmendet fakti se krutanët u renditën në vendin e 8-të në Kategorinë Superiore, ndërkohë që Tomori zuri vendin e dytë në grupin B të Kategorisë së Parë. Beratasit më pas u ndeshën me Burrelin në “Play-Off”, teksa tashmë do të kërkojnë një tjetër sukses.

Pse Kastrioti është pritës

Shkak për këtë vendndodhje bëhet rregullorja e aktivitetit. Sipas rregullores së FSHF-së, ndeshja mes së dytës më të mirë të Kategorisë së Parë dhe vendit të tetë në Superiore do të zhvillohet në stadiumin e skuadrës së vendit të tetë.

https://www.photojoiner.net/image/vwyhAv9n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *