• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, por për çfarë vlen ky trofe?

Byadmin

May 30, 2021

Skënderbeu-Vllaznia është finalja e edicionit të 69-të të Kupës së Shqipërisë, që do të luhet më 31 maj, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Finalja e Kupës luhet me ndeshje teke dhe nëse 90 minutat përfundojnë me barazim, luhen edhe 30 minuta shtesë dhe po vazhdoi baraspesha, do të nevojitet gjuajtja e penalltive për të përcaktuar fituesin.

Përveç fitimit të trofeut, dy ekipet luajnë edhe për qëllime të tjera.

Së pari, fituesi i këtij kompeticioni shpërblehet me 50 milionë lekë nga FSHF-ja, si dhe të jep të drejtën për të shkuar në Europë, por e fundit vlen vetëm për Vllazninë, pasi Skënderbeu është i pezulluar nga UEFA.

Por, me fitimin e trofeut, korçarët mund të shlyejnë edhe një vit tjetër nga dënimi, kur deri tani kanë shlyer 3 nga 10 vitet.

Albanian Cup / The big teams qualify, Pogradec sets a record with 9 goals  against Orik - Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *