• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Do luaj në Champions League, Teuta gati të rikthejë lojtarin e Kombëtares (FOTO)

Byadmin

May 30, 2021

Kampionët e Teutës janë duke menduar për një ide të çmendur në merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Kombëtares, Sherif Kallaku, i cili së fundmi ka përfunduar të planet e drejtuesve durrsakë, të cilët kanë nisur të ëndërrojnë një rikthim të mundshëm të yllit nga Fushë-Kruja për Champions-in.

“Panorama Sport” mëson se fillimisht bëhet fjalë për thjesht një interesim të Teutës, teksa gjithçka varet nga drejtuesit e Lokomotivës së Zagrebit.

Sherif Kallaku në Kroaci, Lokomotiva: Kemi marrë talentin më të madh në  Shqipëri

Vlen të theksohet fakti se mesfushori 23-vjeçar u shit verën e shkuar te klubi kroat për 150 mijë euro, duke firmosur kontratë deri në vitin 2024.

Kallaku në sezonin e parë me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, u aktivizua 26 ndeshje, 17 prej tyre si titullar, teksa shënoi vetëm 2 gola.

Skuadra bardheblu në fund të sezonit arriti të renditej në vendin e 8-të, duke i shpëtuar rënies nga kategoria.

Teuta formalizes the transfer of Sherif Kallaku to Lokomotiva Zagreb - SPORT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *