• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Çfarë po ndodh?! Kriset marrëdhënia mes Partizanit dhe lojatrit që erdhi me bujë të madhe!

Byadmin

May 30, 2021

Ferhan Hasani nuk ka dhënë kontributin që mendohej te Partizani pas ardhjes së tij me bujë në merkaton e janarit. Mesfushori fantazist ka një CV të pasur dhe një emër të madh, pasi me Shkëndijën, tregoi një nivel të lartë.

Karriera e “Bubës” ka nisur pikërisht te Shkëndija, për të kaluar më pas në Bundesligën gjermane te skuadra e Volfsburgut. Pas një sezoni me skuadrën gjermane, Hasani u transferua te një tjetër ekip me emër, te Brondbi në Danimarkë.

Dy sezone të mira te kjo skuadër, e më pas u rikthye te Shkëndija ku për tri sezone tregoi të gjitha aftësitë e tij dhe ishte lideri i skuadrës. Kjo formë e mirë i dha një tjetër transferim jashtë trojeve shqiptare, ku luajti për skuadra të mëdha si Raed dhe Helsinki.

Te PARTIZANI ende pa minuta, Ferhan HASANI shkëlqen në stërvitje me  Maqedoninë

FTOHJA

Pasi e mbylli me Helsinkin në Finlandë, “Buba” erdhi te Partizani në janar, ku menjëherë mori statusin e goditjes më të madhe të merkatos së dimrit. Por, gjërat nuk shkuan siç duhet për të. Problemet fizike, por dhe me trajnerin Daja, bënë që të kishte një ftohje mes dy palëve.

Në fillim të muajit mars, Hasani u largua nga klubi, për t’u rikthyer përsëri pas një bisede me presidentin Demi. Edhe pse u rikthye në ekip, “Buba” sërish nuk kishte raporte të mira me trajnerin Daja. Ky i fundit nuk e shihte fantazistin si titullar dhe kjo gjë e ka bezdisur jo pak 30-vjeçarin, që pas muajit mars, ka pretenduar të jetë lojtar i rëndësishëm për klubin.

Vetëm një ndeshje titullar ka luajtur Hasani me Partizanin kundër Skënderbeut, për shkak se Bardhi ishte i pezulluar me kartonë. As në ndeshjen e fundit kundër Bylisit, që ishte si një “miqësore”, Hasani nuk u preferua titullar nga Daja, që patjetër është një sinjal.

Hasani prezantohet te Partizani/ Olsi Rama: I sjell bukuri Superiores -  ATSH -

SITUATA

Situata aktuale e “Bubës”, është e paqartë. Gazeta mëson se “Buba” ka ardhur te Partizani jo me dëshirë të trajnerit Daja, i cili nuk e ndryshon aspak skemën e tij 4-3-3 për individë të caktuar.

Po si do të zgjidhet ky problem nga ana e drejtuesve, mes trajnerit më të mirë në Shqipëri dhe një prej lojtarëve me shumë emër?

ZGJIDHJA

Drejtuesit e kuq janë vendosur para dy “zjarreve” dhe për momentin, është një situatë shumë delikate.

Zyrtare: Ferhan Hasani i bashkohet Partizanit - Lajmet e fundit - Zëri

Hasani në rast se largohet para kohe (ka dhe 1 vit kontratë), pretendon të marrë minimumi 50 mijë euro, ndërsa nga ana tjetër, mund t’i kërkohet Dajës ta ingranojë sa më shumë në lojë.

Sido që të jetë zgjidhja e këtij problemi, situata nuk është aspak e qetë dhe ky pa dyshim që është një problem që të gjithë brenda klubit të kuq dëshironin të mos ndodhte.

STATISTIKAT

Ferhan Hasani ka pasur plot 12 aktivizime për Partizanin, por vetëm një ndeshje ka qenë si titullar. Se sa i ka besuar trajneri Daja, këtë gjë e tregojnë minutat, me “Buban” që ka luajtur vetëm 262 të tilla. Asnjë gol dhe asnjë asist, shifra këto që shqetësojnë jo pak klubin, por edhe tifozët…

Lajm i madh për futbollistin e Partizanit, do jetë pjesë e Europianit  bashkë me 5 shqiptarë të tjerë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *